Kandidati për kryeministër nga koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova mund të përballet me vendime ndërkombëtare që do të merren pa konsultimin e saj, nëse nuk angazhohet seriozisht për realizimin e reformave të nevojshme.
Ai në tubimin elektoral në Lipjan ka theksuar se me rikthimin e presidentit Donald Trump në Shtetet e Bashkuara bota ka ndryshuar dhe, si rezultat, nuk ka më kohë për vonesa e gabime.
Haradinaj ka thënë se është koha që qytetarët të zgjedhin Kosovën Fituese”, pasi siç tha ai, ekziston rreziku të merren vendime për Kosovën pa Kosovën.
“Duhet ulur çmimi i energjisë, e kam formulën, gazsjellësi që vjen prej Shkupi për Prishtinë në periferi të Ferizaj, centrali me gaz si bëhet më së shpejti. Rreth tri vjet, e uli çmimin e energjisë të garantuar në Kosovë, deri atë ditë nëse nuk mund të uli nuk e lë të rritet. Nëse vazhdojnë këta që janë, besoni çdo tre muaj kanë me na rrit, se i kanë kap ata tjerët, që po fitojnë, dhe nuk na dalin 100 eurot me na jep çdo muaj nëse mbesin këto, e jo njëherë në vjet…Do të kthejmë edhe ligjin për investitorë strategjikë në Kosovë…Ekziston mundësia reale që nëse nuk e kryem punën mirë me këtë votë, do të na përjashtojnë edhe më shumë, sepse bota ka ndryshuar shumë, sidomos për arsyeje se presidenti Trump në Amerikë, dinamikat janë krejt të tjera, zhvillimet tjera, nuk ka kohë për tolerancë e budallaqe të askujt. Ekziston rreziku të merren vendime për Kosovën pa Kosovën që do të ishte e rëndë për vendin tonë”, deklaroi Haradinaj duke mos dhënë detaje se për çfarë vendimesh mund të bëhet fjalë.
Haradinaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është çelësi për sigurinë e vendit dhe se do të punojë për realizimin e këtij objektivi.
“I veçoj edhe takimet në Bruksel, është e vërtetë që ka fonde, buxhet për bujqësi, fermerët e bizneset, por për fat të keq pa e ndërruar këtë qeveri, nuk i thithim ato fonde, jemi dënuar tash prej BE-së. Por shpresoj se do të ndërrojmë shpejt këtë qeveri dhe t’i thithim ato fonde, janë tonat, iu takojnë vendeve veç e veç, dhe veç ne nuk i marrim në rajon. Nuk janë shuma të vogla, janë qindra milionë…Ne kemi dalë prej lufte, jemi në tranzicion, e kemi bërë ushtrinë, por ende nuk është përmbyll statusi ynë i plotë ndërkombëtar dhe derisa nuk është përmbyll ky status ndërkombëtar, ne jemi më të ekspozuar rreziqeve të sigurisë. Pra, nuk guxojmë të bëjmë eksperimente shumë me sigurinë, dhe të bëhen prapa shpinës së aleatëve, është rrezik. Për të sjellë njëherë e përgjithmonë sigurinë tonë, anëtarësimi në NATO e zgjedh. Unë kam punuar shumë seriozisht në këtë temë, dhe e kemi çuar përpara, dhe nëse e marr besimin e juaj, e kryej anëtarësimin në NATO”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka kritikuar qeverisjen aktuale për mos zhvillim të vendit e mungesë të mirëqenies, ndërsa është zotuar se me Koalicionin për Kosovën Fituese do të mbrohen të gjitha kategoritë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Jemi në një vend po ashtu sikur Shtime, një zonë ku djemtë e Lipjanit kanë qenë pjesë e pandarë e proceseve të rëndësishme historike të lirisë sonë…Ajo që na shqetëson e dhemb është ku po e lëmë vendin, në duar të kujt, a ka Kosova t’i humb edhe katër vite, eksperimenteve duhet dhënë fund, është mjerim të duartrokasin gratë për luftën, ne jemi bijë të nënave, e dimë çka është lufta. Pra, duhet një kandidat për kryeministër që ofron paqe, mirëqenie, zhvillim ekonomik, atij duhet t’i duartrokitet, e jo një njeriu që vjen dhe ju thirr fëmijën e juaj, ju flet për luftën. Ne kemi qenë në luftë. Nuk kemi hyrë në luftë për mendje të madhe, as pse kemi qenë trima, s’kemi pasur rrugë tjetër, por për t’i shërbyer vendit…A ka Kosova kohë dhe nerva të vazhdojë këtë aventurë edhe katër vjet tjera, prandaj, ne dalim para jush me shumë entuziazëm me këtë listë për t’ju thënë ta shpëtojmë Kosovën, Kosova ec përpara vetëm përmes veprave…Nuk ka adresë të zemrës që mbron këto kategori, edhe të familjeve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve sesa Kosova Fituese”, tha Limaj.
Kujtojmë, fushata zgjedhore tashmë ka hyrë në javën e saj të tretë para zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat mbahen për herë të parë të rregullta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit, anulohet seanca për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”

Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës

Lammy: Përmes partneritetit të ri strategjik, e përforcojmë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë