LAJMI I FUNDIT:

Kukësi interesohet për shërbimet e Bylbyl Sokolit

Kukësi interesohet për shërbimet e Bylbyl Sokolit

Trajneri kosovar, Bylbyl Sokoli, është në bisedime me skuadrën e Kukësit që bën gara në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Mediumet shqiptare, të premten, kanë bërë të ditur se Sokoli është takuar me drejtuesit e Kukësit të premten për të marrë postin e trajnerit për edicionin e ardhshëm.

Bisedimet me Sokolin janë konfirmuar nga drejtuesit e Kukësit, i cili edicionin e ardhshëm do të luajë në eliminatoret për Ligën e Evropës.

Sokoli prej fillimit të këtij viti është i papunë, pasi dha dorëheqjen nga Ferizaj. Gazeta nuk ka arritur të kontaktojë me të të premten.


Pjesë e Kukësit janë dy futbollistët kosovarë, mesfushorët Yll Hoxha e Besar Musolli. /Koha/Telegrafi/