Dy trimëresha nga Kosova, dy xhudiste të shkathëta, kampionia e Evropës dhe e Botës, Majlinda Kelmendi (52 kg), si dhe Nora Gjakova (57 kg), e zhvilluan seancën e parë stërvitore në prag të dueleve në Kampionatin Botëror për seniorë në xhudo që do të zhvillohet (25-31 gusht) në Chelyabinsk të Rusisë.
Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se ishte një seancë e lehtë stërvitore dhe flet edhe kundërshtaret që ka Majlinda dhe Nora. “Të dielën kemi pasur stërvitje të lehtë. Mendoj që po ndihen mirë garueset”, tha Kuka prej Chelyabinskit ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Majlinda Kelmendi është në grupin A dhe do të ndeshet me garuesen nga Venezuela, Vanessa Cortesia, ndërsa Nora Gjakova është në grupin B dhe sfidohet nga Loredana Ohai nga Rumania. Majlinda garon me 26 gusht, kurse Nora një ditë më vonë.
Krenaria e sportit tonë, Majlinda, e cila udhëheq në të gjitha ranglistat botërore të xhudos, me gjithsej 3380 pikë, duket se nuk do ta ketë shumë vështirë në përballjen e parë ndaj venezuelianes.
Majlinda është në grupin A, është bartëse, do të takohet me garuesen nga Venezuela, sa është vështirë? “Në Botëror është çdo luftë e vështirë, por për ne është më rëndësi që garueset tona të jenë në nivel”, tha Kuka. Ai shtoi: “Vanessa Cortesia? Realisht nuk është ndonjë garuese me emër, ndërsa pas saj do të janë sfidat e vështira”.
Kuka e vlerësoi si short mjaft të vështirë për Norën. “Nora takohet me rumunen Ohai. Një garuese e shkëlqyeshme. Qysh në fillim do ta ketë vështirë”, tha Kuka. Si e vlerësoni shortin? “Shorti është mesatar, por ne jemi fokusuar të kryejmë punën tonë”, thotë ai. Përzgjedhësi u shpreh se janë adaptuar edhe me klimën ruse. “Besoj që po shkon mirë aklimatizimi me kohën”.
Në bazë të shortit, a besoni se Majlinda do të jetë në finale pa problem dhe Nora sa më lartë? “Është më rëndësi që Majlinda të hyj në zonën e luftërave për medalje, mandej do të shohim. Por rruga për zonë të medaljeve është shumë e fortë. Majlinda dhe Nora janë mirë të përgatitura”, thotë Kuka.
Majlinda dhe Nora apo ambasadoret tona mezi presin përballjen me rivalet. Dy xhudistet më të mira në vend janë të gatshme për sfidat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri