Trajneri i Majlinda Kelmendit tregon detajet para duelit final, përgatitjet e rëndësishme dhe të pathënat e triumfit në kampionatin botëror të xhudos në Rio de Janeiro të Brazilit.
Driton Kuka ka krijuar kampion dhe kjo tashmë është e ditur, madje ai ka krijuar kampion nga lagjia e tij, jo nga gjithë qyteti i Pejës, apo shteti i Kosovës ku jeton.
Pas triumfit të madh të Majlinda Kelmendit në kategorinë deri 52 kilogram në kampionatin botëror të xhudos në Rio de Janeiro të Brazilit, ai ka ndarë për lexuesit e portalit, sporti1.com disa detaje të veçanta para këtij suksesi historik për gjithë historinë e sportit kosovar.
“Qysh ne fillim Majlinda ka pas diç të veçantë. Ajo titullin e parë e ka fituar në Kupën botërore për të rinj në Antalia më 2003”, kujton Kuka.
Prej atëherë medaljet dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.
“Nuk kemi pasur probleme, vizat e Brazilit i vendosin në pasaporta të Kosovës”, kujton fillimet për udhëtimin trajneri.
Megjithatë pas triumfit në Rio, Majlinda nuk kishte festuar shumë. “Posa e ka marr medaljen përderisa ne të gjithë ishim të gëzuar ajo ishte e qetë dhe pa shumë emocione. Madje pas vetëm 10 minuta me medalje e mori gjumi”, tha ai.
Para garës vendimtare, ka pasur një luftë nervash prapa skenës të cilën e zbulon Kuka.
“Në ditën e garave, trajnerët nuk flasin me njërit tjetrin, sepse çdo gjë mund të keqkuptohet. Miqësia në mes trajnerëve në ditën e garës në sportin e xhudos zhduket, askush nuk flet me askënd. Kjo është e veçantë, sepse duelet janë edhe psikike mes trajnerëve”.
“Para finales është rregull ku dy garuesit ftohen 20 minuta para duelit dhe qëndrojnë me trajnerët e tyre. Para finales së Majlindës, braziliania nuk është dukur fare aty, pasi që kanë kaluar pesë minuta, e kuptova se është kurth psikik me ngacmu Majlindën. Pas pesë minutave kanë kërkuar të jemi afër vendit ku dalin sportistët në arenë, në atë moment kam refuzuar me ngulm, kam kërkuar me këmbëngulësi që edhe braziliania të jetë aty. Bëja një luftë për të mbajtur në nivel vetëbesimin dhe koncentrimin e Majlindës”.
“Iu afrova Majlindës dhe i thashë, e kanë provokim. E dija se me rregulla nuk e kanë çare pa e thirur brazilianen, të cilën e ftuan me mikrofon. Ajo është paraqitur më shpejt se që ka planifikuar ekipi i saj dhe këtu ka pasur një element psikik, ku iu çregullua atyre rutina”, tha ai.
Kjo nuk ishte e tëra para duelit. “Para luftës kam pasur komunikim me zë të lartë me Majlidën. Ato janë moment që kanë të bëjnë me aspektin psikik që reflekton shumë në mes trajnerëve. Në atë komunikim i kam thënë Majlindës, kjo ra kundërshtarja ra psikikisht. I thash ‘kjo nuk mundet kurrë sot me rrah ty’. Në atë moment në sytë e Majlindës e kam vërejtur se ajo është 100 % e fokusuar, aty isha i bindur se ajo do të shpallet kampione bote”, tha Kuka.
Medaljen për kampionen pejan, e ka dorëzuar vet presidenti i Komiteti Olimpik evropian, Patrick Hickey. “Ai kërkoi vet të ndaj këtë medalje për Kosovën”, kujton Toni.
Vet Kuka, i takon gjeneratës së sportistëve të mohuar të Kosovës nga regjimi serb në fillim të viteve të 90-ta, kur atij iu ndalua të garojë.
“Është diçka shumë interesante, mos të harrojmë edhe Nora ka arritur sukses të madh. Por, kur jemi tek kjo që cekët dua të theksoj se dje dhe pardje më është dukur se jam unë ai që po luftoj në tatami. Komunikimi ynë ka qenë perfekt. Ndjehesha se jam unë që po luftoj me shpirt”.
“Unë nuk e kam pasur lehtë më besoni deri këtu. Çdo luftë e ka tregimn e vet, në kuptim të konceptit të drejt për luftën japonezët kanë afer rreth 20 ekspert para çdo lufte. Unë nuk e kam lehtë, sepse të gjitha kundërshtaret janë analiza të veçanta dhe tregim në vete”.
Veç Majlindës edhe ju dukeshit ndryshe afar tatamit se në Olimpiadën e Londrës, më i qetë, me më shumë vetëbesim?
“Po, kemi krijuar një gjendje më të fortë psikik. Humbja Londrës na e ka ndërruar pak qasjen. Ju nxjerr vetëm një shembull për japonezen (v.j. Hashimoto) jemi përgatitur çdo ditë nga muaji shkurt, për të mposhtur atë. Ajo ka gati tre vite që nuk ka pësuar asnjë humbje, ajo ishte humbja e parë që e pësoi”, tha trajneri më i suksesshëm sportiv i Kosovës.
Pas triumfit, pak kush do të pushojë, ndërsa Kuka mendon për Olimpiadën 2016. “Për Majlindën po ajo e meriton nje pushim, kurse me të tjerët vazhdojmë me punë. Shihet se në Olimpiadën e Rios më 2016 do të kemi dy norma, kurse jemi në kërkim të emri të tretë për të ndjekur kualifikimin për Rio”, tha ai.
Ndoshta një djalë, Akil Gjakova?
“Akil Gjakova është në rrugë të mirë, është e guximshme të thuhet, por jo e pamundur me Akilin do startojmë për senior në fillim të vitit 2014. Por, mos harroni kemi Distria Krasniqin, e cila duhet të bijë një kategori më poshtë se Majlinda në 48 kilogram”, tha Kuka i cili nxjerr emrat e kampionëve sikur xhokerët. /Sporti1 /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse
Tifozët e Galatasarayt nuk e njohën transferimin më të madh të klubit, ai i kaloi dhe nuk shkaktoi asnjë reagim
Spitali e zbuloi pa miratimin e tij se i është kthyer kanceri - Rodriguez shpërthen në konferencë për media
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër