Kujdes, policia me radar!
Para një viti, vazhdoi ndërtimi i rrugës me asfalt “Tahir Sinani“ (lagjen Bajram Curri – drejtimi Vlashnje) që bashkohet me rrugën “William Walker”, në hyrje-daljen e qytetit të Prizrenit. Ndërtimit të kësaj rruge ju gëzuam të gjithë, për faktin se kjo rrugë dykahëshe do t’i jep pamje më të bukur hyrjes së qytetit të Prizrenit, do ta lehtëson kalimin nëpër tregun që e quajmë ne pazari ”Te t’Shipnis”, por mbi të gjitha do të shkurtonte kohën drejtë lidhjes së qytetit me autostradën.
Këtë verë, kjo rrugë filloi së funksionuari dhe hapja e saj u mirëprit me padurim për arsyet e sipërpërmendura, mirëpo edhe për shkak se gjendja e keqe e rrugës gjatë punimeve po shkaktonte defekte serioze për makinat tona për muaj të tërë.
Ajo pjesë e rrugës përfundoi edhe pse nuk e di a është inauguruar akoma nga Kuvendi i Komunës. Mirëpo nëse jo, mendoj se probleme që do të parashtroj në vijim duhet të merren parasysh. Vërtet tani vozitet lirshëm pa gropa, pa kamion me mallra të ndaluar rreth rrugës pranë tregut, pa kolona të tejzgjatura gjatë sezonit të verës etj..!
Mirëpo edhe pas shtrimit të rrugës, vazhdojmë të hasim në probleme të ndryshme në këtë linjë rrugore. Ndoshta tani jo me gropa apo mungesë hapësire, mirëpo ndeshim në shkelje të rregullave të komunikacionit nga ana e atyre që e kanë rregulluar këtë rrugë. Është Ministria e Transportit dhe Kuvendi Komunal i Prizrenit, të cilët kanë përgjegjësi të mos lejojnë që brenda afro 2.5/km rrugë dykahëshe të jenë afro 25 ndërprerje, ku me këtë rast shpenzimet për shenjat që i paralajmërojnë këto ndërprerje, mendoj se kanë qenë të panevojshme dhe një barrë e kotë për buxhetin, ashtu siç janë të panevojshme ndërprerjet.
Këto rrugë dytësore janë vërtetë të rrezikshme për shoferët e makinave, sepse brenda një kohe të shkurtë duhet vërtetë të kesh kujdes, sepse gjasat që të del dikush para makinës përmes këtyre 25 ndërprerjeve janë të mëdha dhe rreziku është permanent.
Nuk mendoj se ata që e kanë rregulluar rrugën është dashtë që kërkesave të bizneseve që janë rreth kësaj rruge t`u lejojnë hyrje dhe dalje nga kjo rrugë magjistrale e cila lidhë Kosovën me Shqipërinë, dhe ku sidomos gjatë verës kalojnë me mijëra makina. Mendoj se konflikti i interesit ndërmjet ndonjë zyrtari me ato biznese aty, ka rezultuar me një numër kaq të madh ndërprerjesh.
Po ashtu përpos ndërprerjeve mendoj se janë gabim edhe dy rreth-rrotullimet, ku paralajmërimi drejt tyre pothuajse bëhet vetëm tek vendi ku gjendet rrethi, mirëpo jo dhe para se me të mbërrit në rreth.
Rrethi që gjendet tek pazari është pothuajse gjithmonë i ngarkuar, aty përpos rrethit gjenden edhe zebrat, ku ngarkesës së shumë makinave i shtohet edhe ngarkesa e këmbësorëve, të cilët shpesh rrezikohen nga lëvizjet e shpeshta të makinave.
Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë 2.5/km është 40 kmh. Të lëvizësh në rrugë me dy traka 40 kmh, është vërtet e çuditshme, dhe e pakapshme, sepse një shofer normal i cili rastis të mos e sheh tabelën e shpejtësisë, do ta vozisë makinën 70-80 kmh.
Mirëpo për këtë tashmë është gjendur zgjidhje. Policia e Kosovës, të cilët pothuajse tërë ditën qëndrojnë aty me radar në dorë, duke dënuar të gjithë ata që e tejkalojnë shpejtësinë mbi 40kmh. Po ashtu vlen të theksohet edhe mënyra se si paraqitet policia para udhëtarëve, duke u fshehur pas ndonjë rrugice, shtylle, apo lisi dhe të dalin për të ndaluar në mënyrë të habitshme. Mendoj se kjo është një kurth për të bastisur xhepin e qytetarëve në mënyrë cinike.
Kjo plaçkitje mendoj se është e trefishtë, qytetarët këtë rrugë e paguajnë, nga tatimet që i japin shtetit-komunës, sigurimin e makinës që e paguajnë shumë shtrenjtë, dhe në fund, dënimet, pasi tashmë pothuajse është bërë e pamundur t’i ikësh dënimeve të policisë.
Sa kam mundur ta kuptoj, gjatë udhëtimit tim në rrugën Prizren-Prishtinë vëren më pak policë sesa në rrugën Prizren-Vermicë, edhe pse kjo e fundit ka vetëm 17/km, kurse rruga Prizren-Prishtine ka mbi 70/km.
Besoj se prezenca e shpeshtë e policisë ndikon në uljen e aksidenteve, mirëpo e kundërta mund të ndodhë me ndërprerjet e shpeshta në këtë pjesë të magjistrales Prizren-Kukës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-3-780x439.png)
"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
![Donika Gërvalla voton në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476931395_10226257393398204_1310830413979584576_n-1-780x439.jpg)
Donika Gërvalla voton në Gjermani
![Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/18a94e73-7075-40aa-9007-38462a15520b-780x439.jpg)
Scholz kritikon Trumpin për Ukrainën
![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti