Bankat janë një nga aktorët kryesorë të tregut financiar. Falë tyre individët mund të depozitojnë paratë në mënyrë të sigurt, mund të kryejnë transaksione të sigurta dhe mund të financojnë projektet e tyre personale dhe profesionale, që nga blerja e një shtëpie e deri te financimi i pushimeve.
Në këtë kontekst, bankat shërbejnë si një ndërmjetës shoqëror dhe ndihmojnë në minimizimin e riskut për individët, duke i ndihmuar ata të bëjnë ekonomi në jetën e tyre personale. Paratë e atij që kursen investohen në forme kredish me interes për ata që kanë nevojë për hua dhe diferenca shërben për fitimin e bankës dhe për interesat e paguara mbi depozitat.
Ky rol i bankave ka një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të një vendi dhe falë kësaj ideje sistemet bankare nuk janë mbështetur vetëm nga të ardhurat e depozitave për të zhvilluar aktivitetet e tyre, por edhe nga donatorë e investitorë të ndryshëm që ndihmojnë këto institucione t’i shërbejnë edhe shtresave në nevojë. Bankat, nga ana tjetër, duhet të sigurohen që të krijojnë mundësi të barabarta për individët dhe të ofrojnë shërbime dinjitoze e të sinqerta për ta.
Fatkeqësisht, sipas Raportit të Akesit Financiar nga FMN, sistemi bankar në Shqipëri mbetet shumë mbrapa në rajon për sa i përket aksesit që ofron ndaj individëve.
Sipas këtij raporti, bankat shqiptare kanë depozita që arrijnë deri në 72% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto), ose mbi 8 miliardë dollarë. Këto depozita do të ishin më se të mjaftueshme për të ndihmuar me kapital në formë kredish një mori individësh.
Megjithatë, sipas këtij raporti, vetëm gjysma e kësaj shume përdoret për kredidhënie. Rreth 5 miliardë dollarë janë depozita të cilat nuk ri-qarkullohen më në ekonominë shqiptare. Kjo sasi gjigande parash, një e treta e GDP-së të një vendi modest si Shqipëria, nuk investohet as për të përmirësuar cilësinë e dobët të shërbimeve bankare në vend.
Raport i FMN-së thekson edhe diçka tjetër: Shqipëria ka numrin më të vogël të degëve dhe ATM-ve (pikave të tërheqjes) në raport me popullsinë.
Bankat shqiptare kanë vetëm 36 ATM dhe 20 degë për 100,000 banorë, vetëm gjysmën e vendeve fqinje, ku për t’u habitur është fakti se edhe Kosova ka nivel më të lartë depërtimi në popullsi. E thënë më thjesht, shqiptarëve u duhet të mbajnë radhë më të gjata për të marrë shërbimet që iu nevojiten dhe duhet të udhëtojnë më shumë për të shkuar në këto pika.
Kjo do të thotë padyshim më pak kohë për komunikim midis klientit dhe bankës, që rezulton në mungesë transparence dhe ndërgjegjësimi mbi kushtet dhe shërbimet e bankave. Kjo mund të kuptohet fare thjesht, nga fakti se 1 në 4 kredi në Shqipëri nuk paguhet, një nivel i papranueshëm edhe në kushtet e Ballkanit.
Nga ana tjetër, ku shkojnë paratë e kursyera të shqiptarëve që nuk futen në ekonomi përmes kredive? Në rastin më të mirë, qëndrojnë të pashfrytëzuara për të rritur ekonominë shqiptare. Në rastin më të keq, ‘eksportohen’ diku gjetkë për t’i dhënë hov ekonomive të huaja.
Bankat sot në Shqipëri janë sektori më fitimprurës, sukses që ka ardhur kryesisht nga shkurtimi i investimeve në cilësinë e shërbimeve dhe normave të interesit për depozitat.
Kjo, sipas Standard and Poor’s, së bashku me transferimin e fondeve në bankat mëmë në vendet e tjera është shqetësuese, sidomos për bankat greke të cilat nuk po i shpëtojnë dot krizës. Prandaj, kjo agjenci ka sugjeruar ndërmarrjen e masave ligjore për ta përkthyer suksesin bankar në favor të ekonomisë vendase.
Kjo temë kërkon një analizë të bashkërenduar politike, sociale dhe ekonomike, por këta numra janë një sinjal i fortë që marrëdhënia jonë me bankën nuk është ndërtuar në terma të barabarta.
Të mendosh që duhet kaq pak për të nxjerrë në pah pikat e dobëta të sistemit bankar, natyrshëm lind pyetja: mos ndoshta financat e shqiptarëve menaxhohen nga banakierë të cilët shfrytëzojnë vulnerabilitetin e klientit për të nxjerrë fitimin e tyre? Mos ndoshta, me çdo dozë kredish, klienti e ka më të lehtë të marrë një tjetër, pa u menduar nëse e përballon dot apo jo?. /Konica.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A