Një nxënëse me mbulesë po e vijon mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” pasi asaj fillimisht për një muaj iu ndalua të shkonte në shkollë për shkak të shamisë që mbante në kokë.
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Pejës dhe drejtoria e Gjimnazit “Bedri Pejani” vendosën ta lejojnë nxënësen ta vijojë mësimin duke u bazuar në një shkresë që sipas drejtorit të Arsimit, Naser Gega, u kishte shkuar nga Ministria e Arsimit, përmes të cilës ai tha se u këshilluan që nxënësja ta vazhdojë shkollimin.
“Veç me shami është nxënësja, me uniformë të shkollës, si gjithë nxënësit tjerë. Ai ka qenë kushti për me leju na” – ka thënë Gega.
Pasi drejtori Gega në një bisedë për KALLXO.com më 08.10.2024 e citoi Ministrinë e Arsimit se në shkresën që ia kanë dërguar i kanë thënë: “Shamia nuk mund të konsiderohet si mbulesë fetare”, u kërkua qasje nga Ministria e Arsimit në këtë shkresë.
Përveç shkresës së Ministrisë së Arsimit, është siguruar edhe rekomandimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë që i është dërguar drejtorisë së Gjimnazit “Bedri Pejani” për ta lejuar nxënësen ta vijojë mësimin me mbulesë.
Shkresa e Ministrisë së Arsimit, përmes e-mail u është dërguar nxënëses dhe drejtorit Gega, më 27.09.2024, personalisht nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se shkresa e ministres Nagavci nuk përbën vendim për kthimin e nxënëses në shkollë, pasi konsiderojnë se një vendim i tillë nuk është në përgjegjësinë e Ministrisë së Arsimit.
Në shkresën e saj, ministrja Nagavci fillimisht i drejtohet nxënëses duke ia shprehur përkushtimin e tyre si Ministri e Arsimit për respektimin e plotë të të drejtave të nxënësve dhe më pas i drejtohet drejtorit Gega që të marrë të gjitha masat për realizimin e të drejtës së nxënëses për shkollim.
Pasi ia përmend nenin 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në të cilin i flet për barazinë para ligjit se “është një fundament i shtetit ligjor, bashkë me liritë dhe të drejtat e tjera kushtetuese, që përcaktohen në kapitullin II të Kushtetutës”, Nagavci i thotë Gegës ta ketë parasysh nenin 17, pikën h të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
“Duhet ta keni parasysh që sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nenit 17 pika h, çështja e arsimit parauniversitar dhe të mesëm është kompetencë vetanake e komunave, në këtë rast e komunës së Pejës” – ka shkruar Nagavci në shkresën e saj, më 27.09.2024.
Tutje, Nagavci i përmend Gegës edhe nenin 47 të Kushtetutës, në të cilin thekson se “e drejta për arsim është e garantuar dhe institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar”. Pastaj, ia shton edhe nenin 3.6 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar.
Sipas Nagavcit, në nenin 3.6 të Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar të Kosovës përcaktohet: “Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit parauniversitar do të mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji pa diskriminim në baza ekzistuese ose të supozuara, siç është ai: gjinor, racor, i orientimit seksual, i paaftësitë fizike, intelektuale ose i çfarëdo paaftësie tjetër, i gjendjes martesore, i ngjyrës, i fesë, i opinioneve politike apo të tjera, i përkatësisë kombëtare, etnike ose shoqërore, i shoqërimit me ndonjë komunitet, i pronës, i lindjes ose i ndonjë gjendje tjetër të nxënësit apo familjes së tij”.
Si rrjedhojë, Nagavci ia bën të ditur Gegës zbatimin e Kushtetutës, ligjeve në fuqi, praktikës së Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që të mos trajtojë me diskriminim dhe kundër të drejtave të garantuara me Kushtetutë, asnjë nxënës të Komunës, respektivisht të cënojë të drejtat e tyre, të garantuara me ligj dhe me Kushtetutë.
E me këtë rast, Nagavci i ka përmendur edhe disa situatë të tilla të mohimit të të drejtës në arsim për vajzat në Pejë, në të kaluarën.
“Andaj, z.Drejtor, ju lutem që t’i merrni masat, bazuar në përcaktimet e mësipërme, që nxënësja të vazhdojë shkollimin e saj. Duke ju sjellë në vëmendje se edhe në të kaluarën në komunën tuaj janë paraqitur situata të tilla të mohimit të të drejtës në arsim për vajzat, për një kohë të caktuar, por të njejtat janë evituar pastaj poashtu nga ana juaj, kërkoj nga ju që të mos përsëriten raste të tilla dhe të trajtoni me parime dhe standarde të njëjta të gjithë nxënësit, të gjitha nxënëset, në secilën shkollë të Komunës së Pejës në bazë të kompentencave dhe përgjegjësive tuaja ligjore” – ka përfunduar Nagavci.
Kur drejtori Gega u pyet se nuk është përmendur askund në shkresën e Nagavcit ashtu siç kishte pretenduar ai që “Ministria e Arsimit ka thënë: Shamia nuk mund të konsiderohet si mbulesë fetare”, ai tha se në shkresë nuk e kanë përmendur, por se i është thënë afërsisht ashtu ‘gojarisht’.
“Ashtu diçka afërsisht na u ka thanë gojarisht, fillimisht pa ardhë shkresa, po. Na u ka thanë prej zyrtarëve të Ministrisë ësë Arsimit]… Gojarisht më është thënë – qysh e konsideron mbulesë, uniformë fetare, veç shaminë, në çka bazohesh?” – tha Gega.
Ndërsa, në rekomandimin e Drejtorisë së Arsimit në Pejë për drejtorinë e Gjimnazit “Bedri Pejani” që nxënësja me mbulesë të vijojë mësimin, ata bazohen në shkresën e Ministrisë së Arsimit që t’i mundësohet procesi i rregullt mësimor nxënëses.
Por, nuk lënë pa e përmendur edhe ekzistimin e nenit 3, pikën 1.13 të udhëzimit administrativ të MASHTI-t me numër 06/2014, në të cilin flitet për Kodin e mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënësit e shkollave të mesme të larta dhe thuhet: “Nxënësit i ndalohet: bartja e uniformës fetare”.
Për këtë udhëzim administrativ Ministria e Arsimit është kritikuar nga një pjesë e shoqërisë, e cila është kundër tij, kur bëhet fjalë për ndalimin e uniformës fetare.
“MASHT është thirrur në dispozitat kushtetuese lidhur me të drejtën për arsimim për vajzën si dhe në moshën e vajzës, e cila ka arritur zotësinë e plotë të veprimit (nxënësja ka arritur moshën 18-vjeçare). Andaj, bazuar në MASHT dhe arsyetimin e asaj shkrese, DKA ëDrejtoria Komunale e Arsimit] ju rekomandon që nxënëses t’i mundësohet vijimi i shkollimit vetëm me shami sipas kërkesës së saj dhe jo me veshje të kompletuar fetare” – thuhet në rekomandimin e DKA Pejë, më 07.10.2024.
18-vjeçarja që u paraqit në shkollë me mbulesë fetare më 02.09.2024, në ditën e fillimit të vitit shkollor 2024/2025, nuk iu lejua ta vazhdojë mësimin për shkak të mbulesës.
Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, Musa Nikçi, kishte thënë se nxënësja që ka vendosur mbulesën i ka dy opsione – mësim alternativ përmes vijimit të mësimit në formë online apo ta heqë mbulesën.
E përfaqësuesi i familjes së nxënëses që ka vendosur mbulesën e që është ndërmjetësues mes familjes së nxënëses e drejtorit të shkollës, Labinot Maliqi, imam në Prishtinë, në një njoftim publik kishte thënë se prindi i nxënëses e kishte njoftuar se nxënësja do të kthehet më 08.10.2024, në Gjimnaz për të vijuar mësimin e rregullt./KALLXO.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje