LAJMI I FUNDIT:

Kthen çekun prej 185 mijë dollarësh

Kthen çekun prej 185 mijë dollarësh

Dyzetetetëvjeçari, Reggie Damone, është dëshmi që në këtë botë të prishur ende ka njerëz të ndershëm. Ai ka gjetur çekun me vlerë prej 185.000 dollarësh dhe e ka kthyer atë, ndërsa si shpërblim ka marrë 50 dollarë.

Damone nga Norwichi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte shkuar në një kabinë telefonike publike për të bërë një telefonatë, dhe pasi iu kishte nevojitur një copë letre për të shkruar një numër, ai kishte marrë gjënë e parë që kishte parë aty.

E kishte kuptuar që nuk bëhej fjalë për një letër të gjuajtur, por për një zarf në të cilin gjendej çeku me vlerë prej 185.000 dollarësh amerikanë. Damone, i cili përndryshe merr ndihmë për të punësuarit me të ardhura të vogla dhe punon në McDonalds, ka thënë se në asnjë moment nuk i ka shkuar në mendje të mbante çekun.

Ky njeri i ndershëm ka shkuar në bankë dhe e ka kthyer çekun!


Për këtë mirësjellje është shpërblyer me falënderime dhe një shumë prej 50 dollarësh.