LAJMI I FUNDIT:

KTA dhe Kryqi i Kuq i Kosovës fillojnë vetëdijesimin e kandidatëve të rinj për shofer, për masat mbrojtëse kundër COVID-19

KTA dhe Kryqi i Kuq i Kosovës fillojnë vetëdijesimin e kandidatëve të rinj për shofer, për masat mbrojtëse kundër COVID-19

Kosova Touring Assistance-KTA, si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit-FIA, e cila fokusin kryesor e ka Mobilitetin, ka filluar projektin e radhes “Stay Safe” së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës.

Ky projekt është në kuadër të kampanjës për vetëdijesimin e masave mbrojtëse kundër COVID-19 dhe mbështetet nga FIA Road Safety Grants Programme.

Kosova Touring Assistance (KTA) së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës e filluan këtë inciativë në mënyrë që direkt të ndikojë në rritjen e vetëdijesimit në mbrojtjen kundër  Coronavirusit, e në veçanti tek kandidatët për shofer   të cilët po ashtu janë të rrezikuar nga COVID-19.

Prandaj, KTA dhe Kryqi i Kuq i Kosovës përmes projektit “Stay Safe”, gjatë trajnimit të ndihmës së parë, do t’iu dhurojnë të gjithë kandidatëve të rinj produkte për masa mbrojtëse (maska, dorëza dhe dezinfektues) dhe ligjërata shtesë për masat mbrojtëse në përgjithësi duke synuar nxitjen e respektimit të masave kundër COVID-19 dhe rritjen e vetëdijesimit se sa janë të rëndësishme masat mbrojtëse në mënyrë që të rikthehemi në normalitet sa më parë dhe të mos i rrezikojmë tjerët me pakujdesitë tona.

Kjo do të vlejë për kandidatët të cilët do t’i ndjekin trajnimet e ndihmës së parë në Kryqin e Kuq të Kosovës gjatë muajit dhjetor dhe janar 2021, ndërkaq secili kandidat do ta përfitojë nga një pako prej 4500 sosh.

KTA së bashku me Kryqin e Kuq të Kosovës bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Artikull i sponzorizuar