LAJMI I FUNDIT:

Ksadikis: Tani është momenti më i mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit

Ksadikis: Tani është momenti më i mirë për zgjidhjen e çështjes së emrit

“Jemi në momentin më të mirë që nga viti 1995, kurse një marrëveshje e ndershme dhe funksionale mund të jetë dobi për popujt e të dyja shteteve”.

Kështu vlerëson deputeti dhe zëdhënësi i grupit parlamentar i partisë qeverisëse, SIRYZA, Nikos Ksidakis. Në një intervistë për AIM, Ksidakis është shprehur se është optimist nëse krahason këtë periudhë me atë të para 15-20 vjetëve dhe se është i bindur se marrëveshja eventuale do të miratohet në Kuvendin e Greqisë edhe përskaj mos pajtueshmërive të partnerëve koalicionues të Qeverisë së Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se jemi në pikën më të mirë që nga viti 1995, kur arritëm marrëveshjen e përkohshme. Dy shtetet dhe dy popujt janë në pozitë që të qasen me më shumë vetëbesim, që të gjendet zgjidhje e mirë dhe qytetarët të jetojnë më qetë dhe në paqe”, ka thënë Ksidakis./Telegrafi/