Kryetari në pushtet, partia në opozitë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, për momentin është i qetë për shkak të vapës së verës, por shenjat janë që në vjeshtë e tutje në vend që të bien temperaturat, ato të rriten dhe të tejkalojnë edhe stinën, edhe natyrën e vet
Dy nonsense kanë ndodhur në partitë politike shqiptare gjatë dekadës së fundit, ndërkohë që për raste të këtilla rrallëherë kemi dëgjuar. Për Edi Ramën, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili vet po qëndronte i akomoduar dhe mjaft mirë i veshur me pushtet, ndërkohë që mijëra anëtarë dhe simpatizantë të partisë së tij qëndronin në opozitë. Kështu po ndodh edhe me kryetarin e LDK-së, dr. Isa Mustafën, i cili është edhe kryetar i Prishtinës, ndërkohë që partia e tij dhe mijëra anëtarë e simpatizantë të saj gjendet në opozitë dhe janë katandisur si mos më keq. Se a do ta ketë Mustafa fatin e Ramës që të humbasë pushtetin edhe në Prishtinë, mbetet të shihet në të ardhmen.
Të gjithë jemi dëshmitarë se z. Mustafa erdhi në krye të LDK-së duke premtuar reforma, të cilat jo vetëm që nuk ndodhën, por sipas zhvillimeve të fundit që po ndodhin veçanërisht në degët e Gjakovës dhe të Pejës, ka të ngjarë që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i përjetojë thyerjet më të mëdha që nuk i ka pasur asnjëherë në historinë e saj.
E keqja më e madhe që muajve të fundit e ka pllakosur LDK-në është fakti se brenda kësaj partie, më të akomoduar dhe më shtëpiakë po ndjehen ardhacakët e ish-partisë reformiste Ora dhe fatosat e rinj, se sa vet themeluesit e LDK-së dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Rugova, derisa këta të fundit për më shumë se dy dekada, e veçanërisht në periudhën e okupimit serb kanë sakrifikuar gjithçka për të mbajtur në këmbë partinë, e cila me programin e saj politik, për të parën herë në historinë e shqiptarëve të Kosovës, ia ktheu shpinën Lindjes dhe u lidh me Perëndimin.
Eliminimi i themeluesve, çarjet dhe fraksionet
A ka mbetur LDK pa zot shtëpie, apo i zoti i shtëpisë së saj ka vendosur që t’i eliminojë themeluesit e saj ku edhe kështu në Kryesinë e kësaj partie themeluesit kanë mbetur të pakët edhe në numër? Me “reformistët” e Orës së shuar dhe fatosat e rinj, Mustafa pretendon të menaxhojë këtë parti ashtu siç dëshiron ai dhe i papenguar nga askush. Si rezultat i kësaj, tashmë në LDK i kemi katër fraksione të ndara, sado që ato ende nuk janë shpallur botërisht. Është krahu i z. Isa Mustafa, pastaj krahu i dr. Sabri Hamitit i papajtuar me gjendjen e krijuar në parti, pastaj ai i ish-kryetarit të LDK-së, dr. Fatmir Sejdiu, i cili synon të rikthehet në krye të LDK-së, por edhe ai i fundit që përbëhet nga të papërcaktuarit, që nuk janë të vogël në numër dhe që kanë mbetur të hutuar me trendet negative që po ndodhin muajve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Si ndodhi formimi i degës paralele të LDK-së në qytetin e Gjakovës dhe eliminimi i themeluesve të Degës së LDK-së në Pejë? Hatri i kryetarit të LDK-së ndaj znj. Teuta Sahatçia, duket të jetë i madh. Ajo erdhi ne postin e nënkryetares së LDK-së me të vetmet merita; sharjet publike në Parlament dhe media ndaj presidentit historik të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova dhe tendenca e saj vite më parë që ta thyente Degën e LDK-së në Gjakovë dhe ta rreshtonte në ish-partinë Ora. Këto dy fakte ishin që Dega e LDK-së në Gjakovë të ndahet në dysh. Erdhën anonimët e rinj në krye të kësaj Dege dhe u “dogjën katundarët”, të cilët fundja edhe nëse nuk dominonin në Gjakovë, shtriheshin jo keq në rrethinën e saj. Një trend i njëjtë ka ndodhur edhe në Degën e LDK-së në Pejë. U rrëzuan tradicionalistët, për të ardhur në krye të saj bashkësharësi i Teutës, z. Gazmend Muhaxheri, ndërsa Dega e LDK-së në Pejë u kooptua me muhaxhirë të të gjitha partive të tjera politike, me përjashtim të themeluesve të saj, disa nga të cilët u eliminuan dhe disa u anashkaluan, ndërkohë që kryetari i LDK-së, nuk vonoi shumë dhe shkoi për t’i bekuar, mbase për eliminimin e suksesshëm të themeluesve të LDK-së dhe humbjet e radhës!
Saltomortalet e Beqirit dhe “grupet e ekspertëve”
Se Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për reforma dhe se është në gjendje të rëndë, flet më së miri fakti kur pak ditë më parë në Parlamentin e Kosovës, kryeministri i Kosovës dhe kryetari i PDK-së, z. Hashim Thaçi, ia kujtoi shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Ismet Beqiri, aleancën midis këtyre të dyve, kur në zgjedhjet lokale të vitit 2007, Beqiri i ka ofruar ndihmë Thaçit për të mos ardhur në krye të Prishtinës kryetari i tij Isa Mustafa! Beqiri këtë fakt, as mundi ta mohojë, por as ta gëlltisë lehtë dhe u gjend mjaft ngushtë në sytë e parlamentarëve dhe qytetarëve të Kosovës. Beqiri as që provoi ta demantojë Thaçin dhe kështu shtrohet pyetja pse LDK dhe Isa Mustafa nuk ndërmorën asnjë masë ndaj shefit të Grupit Parlamentar dhe sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së, z. Ismet Beqiri? Nuk u ndërmor asgjë ndaj tij për faktin se po ky Ismet Beqiri i ka ofruar ndihmë z. Mustafa për t’i organizuar protestuesit para selisë së LDK-së, për të rrëzuar ish-shefin e partisë, dr. Fatmir Sejdiun!
LDK nuk di ta luajë rolin e opozitës dhe këtë më së miri po e dëshmon Grupi Parlamentar i LDK-së dhe të ashtuquajturat grupe të ekspertëve, që tashmë janë themeluar si grupe profesionale për t’u ardhur në ndihmë deputetëve të LDK-së në Parlamentin e Kosovës. Edhe në këtë grupe, kryetari i LDK-së nuk ia ka qëlluar fort. Mbase kjo po ndodh për faktin se këta “ekspertë” më së paku janë ekspertë, ndërkohë që ekspertët e njëmendët edhe janë duke hezituar që të inkuadrohen në këto grupe pikërisht për shkak të qëndrimit të akullt të kryetarit Mustafa ndaj themeluesve të LDK-së. Komunikatat për opinion të “ekspertëve” të LDK-së flasin më së miri për mungesë vullneti dhe kreativiteti për të ofruar njëmend diçka të re dhe kjo nuk mund të ndodh, pasi të njëjtit njerëz mungesë kreativiteti kanë dëshmuar edhe kohë më parë. Anëtarësia e gjerë dhe strukturat e LDK-së kanë filluar të nevrikosen me qëndrimet e shefit të saj, kur të kihet parasysh se LDK nuk ka nevojë për huazime të ekspertëve nga partitë tjera pasi ka mjaft në strukturat e saj, veçse ata duhet të sistemohen përmes një projekti serioz nga vet shefi dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së. Se dr. Isa Mustafa nuk ka sens për përzgjedhjen e ekspertëve për të menaxhuar me institucionet, flet më së miri Komuna e Prishtinës, të cilën e udhëheq ai. Shumë projekte të premtuara dhe të papërfunduara dhe suficiti i vitit të kaluar në Komunën e Prishtinës prej mbi 10 milionë eurosh, flet më së miri se z. Mustafa përzgjedhjen e ekspertëve për udhëheqjen e drejtorateve të Komunës së Prishtinës e ka fokusuar në vetëm tri fshatra të Gollakut…
Në librin e tij “Ftesë në studio”, Ismail Kadare i kushton një kapitull të veçantë bardit të poezisë shqiptare, Lasgush Poradecit. Kur Lasgushi ironizonte me Partinë e Punës së Shqipërisë, funksionarët e saj të vjetër i quante “nimfat e partisë”, ndërsa të rinjtë i quante “pëllumbat e partisë!”. Mbetet të shohim muajve të ardhshëm se a do të funksionojnë së bashku apo ndaras “nimfat” dhe “pëllumbat” e Lidhjes Demokratike të Kosovës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti