LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Enver Malokun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Enver Malokun

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton Enver Malokun, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Enver Maloku, bashkëpunëtor i presidentit Ibrahim Rugova dhe shef i QIK-ut gjatë viteve të 90-ta, kishte punuar për të afirmuar vlerat demokratike dhe për të njoftuar vendin dhe botën mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, në kohërat më të vështira kur Kosova ishte në një terr informativ.

“Enveri tërë jetën i kushtoi lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës, me një përkushtim e vendosmëri të pafund. Zbardhja e vrasjes së Enverit është detyrim jo vetëm ndaj tij dhe familjes së tij ose ndaj LDK-së, por është një obligim ligjor, shtetëror e moral ndaj shtetndërtimit të një Kosove ku mbizotëron drejtësia, rendi dhe ligji”.


Enver Maloku është vrarë në pasditen e 11 janarit 1999 pak metra prej banesës së tij në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë. Vrasësit e tij kurrë nuk janë arrestuar dhe vënë para drejtësisë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv