Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së raportojnë për panairin e parë partiak

VMRO-DPMNE-ja i ka thirrur mbi 40 kryetarë të komunave në llogaridhënie në Shkup. Në eventin dyditor të quajtur “panairi i parë politik” shumica e kryetarëve të komunave kanë vënë në dukje se kanë gjetur gjendje të rëndë në komuna, ndërsa brenda një viti kanë arritur të realizojnë shumë projekte që ua kanë premtuar qytetarëve.
Tubim mburrjesh, kështu mund të përshkruhet shkurt tubimi i kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së të cilët vitin e kaluar pas fitores në zgjedhjet lokale e morën pushtetin në 42 komuna në vend.
“Aerodromi është komuna e cila u ka dhënë mbi 800 tableta pa pagesë nxënësve të klasave të katërta. Pse? Sepse atëherë fillon faza e parë, kyçe e digjitalizimit. Ne jemi shtet në të cilin fëmijët nuk kanë libra, sepse pushteti qendor nuk ua ka siguruar, kështu që ne si komunë shkojmë në fazë më të avancuar” – tha Timço Muunski.
“Komuna e Zelenikovës është me buxhet bazë shumë të ulët, megjithatë nga ato që kemi premtuar kemi arritur të realizojmë 26 nga gjithsejt 78 projekte të premtuara në program, do të thotë një e treta. Nga infrastruktura rrugore është rikonstruktuar rruga në stacionin Zelenikovë në gjatësi 5 mijë metra.” – tha Kosta Manevski, kryetar i komunës Zelenikovë.
Ndërsa nga LSDM akuzojnë se kryetarët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë bërë asgjë për një vit sa po i udhëheqin komunat.
“Panairi partiak i OBRM-PDUKM-së është vetëm një dëshmi se kryetarët e kësaj partie nuk punojnë për interesat e qytetarëve, por për biznes interesat personale të Mickoskit. Mickoski është kryetar i çdo komune të udhëhequr nga OBRM-PDUKM. Ai bën inspektime, bën blerje, para tij, në vend se të japin llogaridhënie para qytetarëve ata japinllogaridhënie para kryetarit të OBRM-PDUKM-së”. – tha Darko Kaeski, LSDM.
OBRM-PDUKM-ja, opozitare në nivel qendor, përkatësisht në Kuvend, e cila në nivel komunal është parti kryesore në pushtet, pohon se kryetarët e saj të komunave për një vit kanë realizuar projekte në vlerë 125 milionë euro – për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, parqeve, çerdheve, terreneve sportive dhe vlerave kulturore. Gjithë kjo, siç pohon kreu i partisë – në kushte të krizës serioze ekonomike, obstruksioneve dhe marrëdhënieve jomiqësore me Qeverinë dhe shkurtimin e fondeve.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila në zgjedhje mori pjesë si kandidate e pavarur, por fitoi me votat e VMRO-DPMNE-së, nuk mori pjesë në tubimin e sotëm, pas ftohjes së marrëdhënieve me partinë dhe akuzat e ndërsjella për korrupsion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Gjendet fortifikimi në fshatin Rreja e Velës në Rubik, çka u zbulua pas lajmërimit nga një banor i zonës?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

"Fundi i NATO-s nuk është larg", paralajmëron admirali amerikan

Kush fitoi e kush humbi mandatin në Kuvend, legjislatura e nëntë pritet të jetë më efektive

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta ditojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë