LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Ferizajt heton lojtarët e vet për kurdisje

Kryesia e Ferizajt heton lojtarët e vet për kurdisje

Kryesia e klubit po dyshon që skuadra bardhekaltër i ka kurdisur dy ndeshje. Për këtë arsye, ata i kanë mbajtur disa mbledhje dhe janë ende duke hulumtuar nëse komplet skuadra apo vetëm disa prej futbollistëve kanë qenë të përfshirë në dy takimet që ata dyshojnë se janë lëshuar.

“Ne kemi hulumtuar dhe jemi ende duke kërkuar fakte nëse skuadra apo ndonjë futbollist i Ferizajt, i kanë kurdisur dy ndeshjet e humbura në shtëpi kundër Prishtinës dhe Hajvalisë. Ka ndodhur diçka shumë e çuditshme, pasi që lojtarët s’kanë pasur aspak vullnet. Ne si kryesi i kemi mbajtur disa takime për këto dyshime”, ka deklaruar kryetari i klubit, Adem Idrizi, për gazetën Arena. Tutje, numri një i ferizajasve e pranon që kriza financiare nëpër të cilën po kalon klubi, ka ardhur pikërisht nga ngjarjet e fundit. Idrizi thotë që kryesia ende nuk ka vendosur për shlyerjen e borxheve ndaj futbollistëve.

“Ne u kemi dhënë premia për fitore, ndaj edhe për rezultate negative duhet të ketë dënime. Këto gjëra janë normale. Nuk e di se kur do t’i shlyejmë borxhet. Do ta mbajmë një mbledhje dhe do të vendosim”, është shprehur Idrizi, duke thënë në fund që ai dhe kryesia e tij kanë pritur më shumë nga skuadra në xhirot e fundit. /Arena/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori