Kryeqyteti milionësh, pa autobusë
Po bëhen gati dy muaj ndërsa kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të ketë krejtësisht të çrregulluar edhe transportin e vetëm publik që e ka – autobusët. Tash e sa javë, linja numër katër (4-shi) nuk është në funksion të rregullt ose është në çrregullim total për shkak të një greve. Greva, siç po na thuhet nga organizatorët e saj, është duke u bërë në emër të vendosjes së rregullit dhe respektimit të ligjit në kompaninë publike transportuese për autobusë, “Kosovatrans”.
Ndërkohë, linja numër 4 është privatizuar krejtësisht. Nja 2-3 drejtues të këtyre autobusëve po e shfrytëzojnë situatën në maksimum për të vendosur vet rregullat e tyre të qarkullimit. Së pari, këta drejtues po shesin bileta prej 40 centë ndërsa që, në fakt, biletën nuk po e ofrojnë. Paratë i fusin drejtpërdrejt në xhepat e tyre. Kështu, nuk paguhen as tatimet ndaj shtetit, por nuk ofrohet as siguri për udhëtarët nëse ndodhë, mos e dhashtë Zoti, ndonjë aksident i rëndë në trafik.
Pastaj, orari i udhëtimeve të tyre, pra i nisjes-ardhjes, nuk ka rregull, orar. Këta drejtues autobusësh i nisin autobusët në cilin orar ose kohë që iu përshtatet që nënkupton që as nuk e ndezin autobusin nëse karriget nuk janë të zëna me udhëtarë. Veç kësaj, shpesh ndodhë që autobusët të mos e kalojnë krejt linjën 4 ashtu siç është e paracaktuar, por “t’i bien shkurt” në mënyrë që të arrijnë destinacionin (sic!) në mënyrë që të mbledhin para pak më shumë dhe më shpejt.
Në fakt, nëse dikush ka probleme praktike për të përkufizuar ose kuptuar se çfarë nënkupton ose do të thotë neoliberalizëm, pra privatizim neoliberal, atëherë mënyra se si po funksionon linja numër 4 e autobusëve të kryeqytetit është rasti ose shembulli ideal për ta mësuar këtë dukuri ekonomike. Drejtuesit e këtyre autobusëve shqetësimin e fundit e kanë qytetarin, udhëtarin. Ose, krejt çfarë kërkojnë nga udhëtarët janë paratë dhe goja e mbyllur. Ndërkohë, nuk ka kontroll që nënkupton që nuk ka tatime, nuk ka rregull, nuk ka ligj. Ose, kontrolli, tatimi, ligji dhe rregulli janë vet drejtuesit e autobusëve.
Sepse cilido që të jetë numri përfundimtar i popullsisë për Prishtinën që do të del nga Regjistrimi i Popullsisë, në këtë kryeqytet gravitojnë mbi 1 milionë banues në ditë, pavarësisht nëse ata janë rezidentë, autokton, pleq, gra, studentë, ndërkombëtarë dhe të tjerë, ku një pjesë e madhe e tyre, sidomos e neve që jemi autokton në këtë qytet, varemi drejtpërdrejt nga qarkullimi i autobusëve si në punë ashtu edhe në kryerjen e detyrave të përditshme dhe gjetiu.
Ndërkohë, ndoshta ia vlen të përmendet edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, të cilit ose nuk po i ha palla për qytetarët autokton të këtij qyteti ose “e ka rrokë zhegu” dhe po e mban kokën nën hije. Edhe më ndërkohë, sapo më ra ndërmend një fotografi billbordi e vendosur në kohën e sundimit të këtij qytetin nga Ismet Beqiri. Në atë foto, ky premtonte që diku kah vitin 2015 në Prishtinë do të jenë në funksion edhe trenat e shpejtë përveç se këtij qyteti i drejtohej shpesh me termin “metropol”.
Në fakt, kur është fjala tek terminologjia këtu ndoshta edhe mund të pajtohemi kur kihet parasysh trafiku i përgjithshëm, trafiku publik, ndërtimet me leje e pa leje, me vend e pa vend, të egra e “të buta”, si dhe dallaveret tjera në këtë kryeqytet i cili tash e dhjetë vjet pretendon të jetë kryeqytet normal i një shteti normal – se ky qytet mund të quhet metropol, por metropol i egër i korrupsionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës