LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori që nuk i trembet askujt, po bëhet “ferri” për të paprekshmit

Kryeprokurori që nuk i trembet askujt, po bëhet “ferri” për të paprekshmit

Ka vetëm një vit që kur është emëruar Kryeprokuror i shtetit, por ai është bërë ‘ferri’ për ata që në Kosovë quhen të paprekshëm: deputetë, ministra e ish-luftëtarë të UÇK-së. Ky është Aleksandër Lumezi, të cilin ata që e njohin më shumë e quajnë Leka.

I heshtur e që pak kush di për të, por në realitet nuk është i tillë.

Prokurorët nuk është se e duan shumë, kjo ngase ai i telefonon secilin nga ta drejtpërdrejt. I pyet për punën dhe kërkon llogari në çdo punë dhe detaj nga ata.


Por, duket se nuk ia ka frikën askujt. Lajmi.net mëson se ai shkon në punë këmbë dhe njëlloj edhe kthehet në shtëpi. E kjo ndodh, pasi që bënë rreth 12 orë punë në ditë.

Ka marrë shumë vendime si Kryeprokuror, por ajo që e pret, dhe të gjithë kanë sytë tek ai, janë listat e veteranëve të UÇK-së.

Secili që ka luftuar në të vërtetë, ka shpresa se Kryeprokurori do të jetë ai që me vendim do të fillojë hetimet për listat.

Vetë Lumezi për lajmi.net thotë se do t’i hetojnë, madje shpjegon se kanë autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime dhe informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale.

“Do t’i hetojmë listat dhe i kemi autorizuar prokuroritë kompetente që të marrin veprime për të siguruar informacione nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori Lumezi për lajmi.net

I pyetur nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

“Nuk pres asnjë presion nga politika, sepse jemi duke i mbrojtur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi për lajmi.net

Kaq flet ai. E gjithçka duket se filloi me deklaratën e tij të famshme, që në atë kohë shihej si retorike.

“Të gjithë ata që kanë abuzuar me ligjin nuk do të jenë të qetë’’, kështu kishte deklaruar Lumezi kohë më parë, por duket se tani nga fjalët ka kaluar në vepra.

Para se ai të ishte kreu i Prokurorisë së Shtetit, asnjëherë nuk është marrë ndonjë vendim ngjashëm me ato të uzurpimeve (hetimi i veçantë për Azem Sylën dhe 51 persona tjerë nën dyshimin për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuar, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash), pastaj asnjëherë nuk ishte akuzuar një ministër apo sekretar sikur që Lumezi bëri me rastin e ‘stentave’ (është ngritur aktakuzë e cila përfshinë 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Në mesin e 60 personave fizikë janë akuzuar: ministri Ferid Agani, sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, 44 mjekë dhe një infermier, të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionarë të këtyre institucioneve private shëndetësore).

Për të flasin të gjithë, por ai nuk flet shumë. Shoqëria tregon se ai është i apasionuar pas sportit e në muzikë zgjedh “The Beatles” dhe “The Rolling Stones”.

Për ata që nuk e dinë, prizrenasi ka qenë basketbollist, trajner i femrave “Universiteti” edhe drejtor te Mabetex.

Së fundmi, ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani e akuzoi publikisht Lumezin, e lajmi.net mëson se ai, as që mendon të merret me këto deklarata, që janë të një personi që është në bankën e të akuzuarve.

Kryeprokurori ka zgjedhur që përmes vendimeve të ndryshojë shumë gjëra në këtë shtet.

Njëri nga vendimet e tij më të rëndësishëm është edhe ai për korrupsionin. Në këtë vendim pas themelimit të Komisionit thuhet që “Komisioni ka për detyrë që të vizitojë të gjitha prokuroritë e Kosovës dhe te kërkojë nga secili prokuror rastet e korrupsionit që i ka në punë, për të vlerësuar veprimet e ndërmarra nga prokurorët e çështjes’. Ku “pas verifikimit të secilit rast penal të korrupsionit, Komisioni ka për detyrë që të paraqesë raport te Kryeprokurori i Shtetit”.

Udhëzim tjetër i tij, që ka shumë rëndësi vlerësohet ai që ka qëllim të ngritjes të efikasitetit të ndjekjes penale në të gjitha lëndët e natyrës penale me të cilat janë të ngarkuar të gjitha prokuroritë e Republikës se Kosovës. Në këtë udhëzim thuhet që: “Të gjithë prokurorët e shtetit obligohen që brenda afatit prej tre muajsh nga dita e pranimit të kallëzimit penal, nëse i njëjti me aktvendim nuk është hedhur, të nxirret aktvendimi për fillimin e hetimit”.

Vendimet e tij nuk ndalen asnjëherë, ai i ‘obligon’ që “të gjitha prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës s Kosovës, që në fillim të çdo muaji nga data 01 deri më 05 të raportojnë në baza mujore për muajin paraprak, lidhur me numrin e rasteve të pranuara në secilin departament, si dhe për numrin e lëndëve të kryera gjatë atij muaji.

Kryeprokurori ka edhe një vendim tjetër, që raportimet që bëhen në mediet elektronike e të shtypit, të përcillen në baza ditore nga një komisionin, verifikohen pretendimet e rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, raporton lajmi.net.

Në vendimin e tij është e saktësuar, se pas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjëherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimit të rastit te prokurori kompetent. E në rast se pas verifikimeve nuk ka dyshime se qëndrojnë elementet inkriminuese për ndjekje penale, atëherë menjëherë me informatë do ta njofton publikuesin apo paraqitësin e rasteve, e sipas nevojës edhe opinionin publik përmes mjeteve të informimit.

Lumezi prej që ka marrë këtë vendim dhe shumë të tjerë, është vlerësuar edhe nga sondazhi i UNDP dhe USAID se ka reflektuar që Kryeprokurorit të Shtetit t’i rritet performanca për gjashtë muaj e fundit që kur ai është Kryeprokuror.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori