LAJMI I FUNDIT:

Kryendeshja i takoi kampionit

Kryendeshja i takoi kampionit

Skuadra kampione e Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll, Trepça, e ka fituar kryendeshjen e javës së parë të sezonit pranveror ndaj skuadrës së Hysit me rezultat 2-1.

Skuadra nga Merdara kishte epërsinë e para, pasi shënoj nëpërmjet Mentor Zhdrellës, por vendasit arritën që në pjesë lojën e parë të barazojnë 1-1, kurse në pjesën e dytë, Bardhyl Kaçiu shënoj për rezultatin 2-1.

Më ketë humbje skuadra e Hysit ka bërë një hap prapa në luftën për titull të kampionit.

Fitore të rëndësishme ka arritur edhe skuadra e KEK-ut që e ka mposhtur Flamurtarin në kryeqytet më rezultat 2-1. Ndërkohe trajneri Gani Sejdiu ka debutuar më fitore të skuadra e Trepçës ’89 duke mposhtur skuadrën e Lirisë me rezultat minimal 1-0.


Takimi i kësaj xhiro në mes Drenicës dhe Prishtinës do të zhvillohet ditën e mërkurë në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Rezultatet e kësaj jave:

Trepça ’89-Liria 1-0
Flamurtari-KEK-u 1-2
Ferizaj-Besa 0-1
Trepça-Hysi 2-1
Ballkani-Vëllaznimi 2-1

Tabela

1. Prishtina 39
2. Hysi 33
3. Besa 29
4. Trepça 27
5. Liria 26
6. Trepça ‘89 25
7. KEK-u 25
8. Flamurtari 21
9. Drenica 19
10. Vëllaznimi 19
11. Ballkani 19
12. Ferizaj 13

/BotaSport/Telegrafi/