LAJMI I FUNDIT:

Kryendeshja e Kosovës zgjon interesimin edhe të serbëve

Kryendeshja e Kosovës zgjon interesimin edhe të serbëve

Kur luhet kryendeshja e rivalëve vendorë, Drita – Gjilani, apo edhe skuadrat gjilanase me ekipin e Prishtinës, interesimi ndër shikues është shumë i madh dhe asnjëherë nuk ka ndodhur të ketë vende të lira në shkallët e stadiumit. Këto ndeshje erdhën t’i shohin e për to u bënë reportazhe edhe nga televizionet botërore, por kryendeshja Drita – Prishtina e luajtur këtë të diele në Gjilan kishte një të veçantë tjetër. Ajo nga afër është shikuar edhe nga “mysafirë” që kanë ardhur ta përcjellin nga Serbia.

Dejan Ivanoviq, kryetar i KF Dinamo nga Vranja e Serbisë, ka ngelur i mahnitur me futbollin që zhvillohet në Kosovë. Atij i ka pëlqyer shumë fusha në Gjilan, numri i madh i shikuesve, animi dhe sjellja e tyre, kurse e ka pëlqyer edhe lojën e të dy palëve.
“Miku im, nënkryetari i komunës së Gjilanit, Milan Stojanoviq më ka ftuar që ta përcjell kryendeshjen që luhet në Gjilan dhe t’u them të drejtën se ajo më ka pëlqyer shumë. Edhe shikuesit qenkan shumë të mirë, kurse kësaj fushe do t’ia kishin lakmi shumë ekipe në Serbi”, thotë Ivanoviq, që është edhe kryetar i Lidhjes Futbollistike të Rajonit të Pqinjës, në të cilin luajnë edhe ekipe nga Bujanoci e Presheva.

Ai thotë se nëse i bëhet krahasim futbollit që luhet në Kosovë dhe atij që luhet në Serbi, ata janë të cilësisë së përafërt dhe në të dy ekipet po shihet se ka talente dhe nga puna e tyre shumë varet se a do të bëhen futbollistë të mirë në të ardhmen. “Është mendim i hershëm të jap një vlerësim, ngase kjo është hera e parë që shoh një ndeshje të tillë, por mendoj se këto dy ekipe do të ishin konkurrente të denja të ekipeve tona”, thotë Ivanoviq, i cili shton se mbase do të mund të zhvilloheshin edhe ndeshje miqësore ndërmjet ekipeve kosovare dhe atyre serbe, ngase siç thotë ai, asgjë të keqe nuk ka në to”.

Dejan Ivanoviq, mbase ishte ndër të vetmit në grupin e shikuesve që kishte pandehur se Prishtina do të shënojë dhe do ta barazoj rezultatin edhe pse ekipi nga kryeqendra ishte me një lojtarë më pak në fushë. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, tani e eliminon nga Kupa e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori