LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri paralajmëron fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan

Kryeministri paralajmëron fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar fillimin e realizmit edhe të një projekti në ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se deri në muajin gusht do të fillojnë punimet në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:


“Miq të dashur,

Punimet për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, me gjatësi 47.1 kilometra, pritet të nisin më së largu në muajin gusht.

Anamorava e ka merituar një investim të tillë, i cili do të lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe do të mundësoj zhvillim të hovshëm ekonomik të këtij rajoni shumë të rëndësishëm të vendit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/