LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri kërkoi angazhim dhe përgjegjësi nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike

Kryeministri kërkoi angazhim dhe përgjegjësi nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi sot takime të ndara me anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike rajonale dhe qendrore. Së bashku me kryeministrin Mustafa, në takimet e zhvilluara ishte i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Kryeministri Mustafa kërkoi nga anëtarët e bordeve që të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet për ndërmarrjet publike.

Mustafa ka kërkuar që të mbahen raporte ligjore, profesionale dhe korrekte me aksionarin dhe me menaxhmentin, dhe të evitohet çdo politizim gjatë ushtrimit të detyrave të anëtarit të bordit.


 Po ashtu, kryeministri ka kërkuar që ndërmarrjet publike të mirëmbajnë raportet me donatorët, duke marrë parasysh rolin e madh të donacioneve në përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga këto ndërmarrje. 

 Duke theksuar rëndësinë e kryerjes së punës në mënyrë profesionale, kryeministri ka kërkuar që anëtarët e bordeve të luftojnë korrupsionin brenda ndërmarrjeve dhe të jenë pjesë e luftës kundër kësaj dukurie.

 Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka kërkuar që të bashkërenditen aktivitetet me qëllim të arritjes se eficencës, si dhe që vendimet e bordeve të jenë në baza profesionale.

 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci theksoi se do të ketë një kalendar të takimeve sektoriale ku do të trajtohen problemet dhe potencialet për zhvillim edhe në kuadër të Këshillit Ndërministror për Ndërmarrjet Publike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Bajrami drejtuar Qeverisë: Kujdes kur flisni për eksport dhe zhvillim ekonomik, sepse të dhënat zyrtare ju përgënjeshtrojnë keq

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori