LAJMI I FUNDIT:

Kroacia akuzon 22 serbë-kroatë për krime lufte

Kroacia akuzon 22 serbë-kroatë për krime lufte

Prokurorët kroatë kanë njoftuar se kanë akuzuar 22 serbë etnikë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në vitet e 1990-ta.

Zyra e prokurorit në Zagreb ka thënë përmes një deklarate sot se 22 serbë kroatë janë akuzuar për vrasjen e 22 civilëve dhe dy zyrtarëve policorë, të cilët janë mbajtur në tri zona në lindje të shtetit më 1991.

Serbët kanë qenë pjesë e një grupi paramilitar që ka vepruar në lindje, gjatë viteve 1991-95 në luftën mes kroatëve dhe forcave serbe të përkrahura nga Beogradi, raporton REL.


Zyra e Prokurorit ka thënë se tetë të dyshuarit kanë urdhëruar 14 persona të tjerë “për rrahje dhe vrasje” të civilëve kroatë dhe për “marrjen ilegale të pengjeve”.

Akuzat po ashtu pretendojnë se tetë personat kanë urdhëruar njerëz të tjerë të “torturojnë dhe vrasin të burgosurit e luftës” dhe të djegin e shkatërrojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Në akuzë pretendohet se të dyshuarit janë përgjegjës për granata, të cilat kanë vrarë civilët dhe u kanë shkatërruar pronat.

Krimet e supozuara janë kryer në fshatrat Çetekovac, Balinci dhe Çojlug në Kroaci, në shtator të vitit 1991.

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori