LAJMI I FUNDIT:

Krizë në Big Brother: Një cigare për 5 vetë (Foto)

Krizë në Big Brother: Një cigare për 5 vetë (Foto)

Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që me lekët që kanë fituar nga buxheti që zgjodhën liderët, Zaida dhe Edisoni. Banorët kanë marrë disa kafe dhe cigare dhe sot vendosin që t’i pinë bashkërisht. Kështu bëjnë edhe me cigaret.

Stiliani, Alba, Tea, Eleonora dhe Jonida dalin në oborr dhe ndezin një cigare. Ata fillojnë ta kalojnë cigaren te njëri-tjetri. Pasi mbarojnë së piri cigaren ata futen përsëri brenda për të vazhduar më tej bisedat.

Një pjesë e banorëve e vuajnë shumë mungesën e cigareve, por kjo duket se nuk ndodhe me të gjithë pasi Sokoli thotë se ai nuk e ndjen fare mungesën e cigareve dhe kjo gjë po i bën përshtypje edhe atij vetë. Më pas ai diskuton për një kohë të gjatë me partneren e tij në lojë Xhensilën për strategjinë që duhet të përdorin në lojë dhe për debatet në të cilat ata janë përfshirë.


Pjesa tjetër e banorëve bisedojnë për tema të ndryshme dhe her4ë pas here diskutojnë për arsyen që i shtyu të vijnë në Big Brother dhe lojën që do t’u duhet të bëjnë për të arritur çmimin e Madh.