Kriza ekonomike botërore shfaq shenjat e para edhe në Shqipëri. Megjithëse vendi ynë nuk rrezikohet drejtpërdrejt nga kjo krizë, shtrëngimi i kritereve të kredidhënies, tregon se bankat janë duke marrë masa për minimizimin e efekteve të saj në vend. Shtrëngimit të kritereve të kredidhënies, nuk do t’i shpëtojnë as bizneset.
Megjithëse gjatë pjesës së mbetur të këtij viti parashikohet një ulje e intensitetit të këtij shtrëngimi, bankat do të tregohen më të kursyera ndaj kredive për investime. Për kreditë për kapital qarkullues, me maturim më të vogël se një vit, dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, parashikohet një shtrëngim i mëtejshëm i standardeve të kredidhënies.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo ndodh pasi në muajt në vazhdim pritet një rritje e kërkesës për kredi nga këto ndërmarrje. Bashkangjitur kësaj, pritet edhe një rritje e riskut për moskthimin e kredive të marra. Situata më e fundit ekonomike në botë, e cila ka shkaktuar uljen e të ardhurave nga emigrantët, duke zvogëluar aftësinë blerëse të shqiptarëve, bashkangjitur stanjacionit qe po përjetojnë vendet përreth nesh, rrisin rrezikun e mosshitjes së prodhimeve të këtyre ndërmarrjeve.
Lidhur me kushtet e dhënies së kredisë, bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë. Tashmë bizneseve do t’ju duhet të posedojnë sasi më të mëdha të pasurive të paluajtshme për të bërë të mundur lëvrimin e kredisë nga bankat.
Sipas Bankës së Shqipërisë, faktorët kryesorë që nxisin kërkesën e bizneseve për kredi janë, nevoja për financimin e investimeve dhe nevoja për kapital qarkullues. Dominimi i huadhënies në valutë vërehet edhe këtë vit, ajo përbën 73% të totalit të kredisë së akorduar. Si bizneset, ashtu edhe individët, preferojnë të marrin kredi në monedhë të huaj, kryesisht në euro, duke përfituar nga interesat më të leverdisshme.
Si faktorë që kanë nxitur kërkesën e individëve për kreditim në valutë të huaj, bankat rendisin rrezikun e ulët që lidhet me luhatjet në kursin e këmbimit apo të normës së interesit dhe diferencën që ato ofrojnë në këto norma. Një sektor ku bankat ende hezitojnë të japin kredi është ai bujqësor. Kreditë e dhënë për këtë sektor shënojnë shifra shumë të ulëta në krahasim më sektorët e tjerë, kjo për arsye se bankat ende i konsiderojnë më risk të lartë kreditë e dhëna për bujqësinë.
Një tjetër arsye e mosdhënies së kredive janë edhe vetë “kreditë e këqija”. Sipas Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin e shkuar vërehet një rritje e moskthimit të kredisë nga individët dhe bizneset. Bëhet fjalë për 2.7 miliardë lekë që janë marrë hua nga klientët e bankave dhe që nuk janë kthyer prej tyre.
Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë janë shoqëruar edhe më rritje të riskut të moskthimit të kredisë nga klientët. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti “kredia e keqe” arriti shifrën e 2.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 0.4 %, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Ekspertët bankar bëjnë të ditur se kjo tendencë, kah rritjes së kredisë me probleme, pritet të vazhdojë si rezultat i ritmit të lartë të kredive të akorduara gjatë këtyre viteve. Duke u fokusuar ne kredinë për individ, ato shprehen se kërkesa vijon të rritet, si për kredinë për banesa ashtu dhe për atë për konsum, por me ritme më të ulëta në krahasim me vitin e kaluar.
Në tregun bankar shqiptar, në shumicën e rasteve, kreditë për individ merren nga emigrantët, të cilët janë të prirur që kredinë e marrë ta investojnë në pasuri të paluajtshme, kryesisht duke blerë shtëpi. Sipas specialistëve, kriza që ka përfshirë vendet ku ata kanë emigruar, ka bërë që të ulet sasia e të ardhurave, kjo ka ndikuar në uljen e kërkesës për kredi nga ana e tyre.
Duke i bashkangjitur edhe shtrëngimet e vendosura nga bankat për këtë kategori kredie, parashikohet që kërkesa e individëve për kredi gjatë muajve në vazhdim të mos pësojë rritje, por të mbetet në nivelet e gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Emirjon Senja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'