Kriza allashqiptarçe…
Kosova Lindore ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe ekonomike nga më të rëndat që nga përfundimi i konflikteve në rajon. Këtë krizë e cila nuk është e rastësishme e ka sjell klasa politike shqiptare e cila, mjerisht, e ka humbur rrugën si rosat në mjegull.
Defekti i këtyre dukurive negative veçse e ka thelluar krizën më shumë. E para është se lidershipi shqiptar nuk ka një qasje të drejtë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovën Lindore, të cilën herë e quan Luginë e herë Serbi e jugut. Ky lidership, mozomakeq edhe nuk konsultohet mesveti për ta pasur një qasje të drejtë dhe të pranueshëm nga të gjithë.
Interesi
Shpesh thuhet se shoqëritë dhe partitë vijnë e shkojnë, por ngelin interesat të cilat janë të përjetshme. Por, cili është interesi i klasës politike shqiptare në këto momente të krizës politike dhe ekonomike në rajon?
Kjo pyetje kërkon një fenomen studimi në këtë rajon. Spektri politik i Luginës së Rizës është i hapur si ndaj Beogradit, njashtu edhe ndaj Prishtinës dhe Tiranës. E keni parë nga praktika ky lidership së pari shkon në Beograd për të kërkuar ndihmën e zgjidhjes së problemeve, madje shkon në Prishtinë dhe Tiranë për të kërkuar mbështetje politike.
Të zgjedhurit e popullit e kanë një daskë mangut. Ata lëre që nuk dinë, por edhe nuk pyesin. Ata e kanë vetëm një problem si të vijnë në pushtet dhe si ta mbrojnë atë. Nëse dikush i kritikon ata mbrohen me arsyetimet se po preken vlerat institucionale të zgjedhura nga populli.
Manipulimet
Populli i Kosovës Lindore e di fare mirë se kjo klasë politike e dalë nga tri palë zgjedhje di të manipulojë me hallet e tyre. Askush nga Beogradi nuk e pengon lidershipin e këtij rajoni ta formoj Këshillin Nacional në vend të atij për Integrim. Askush nga Beogradi nuk i pengon që ata të kenë një platformë të përbashkët dhe unike për zgjidhjen e krizës në Kosovën Lindore. Po ashtu edhe nga qendrat e vendosjes shqiptare askush nuk i pengon që këta të jenë unik në qëndrime dhe në zgjidhjen e problemeve. Por pse vepron kjo klasë politike kështu?
Obstruksionet
Kjo klasë politike dikur kur ishte në opozitë, të themi jashtë pushteteve locale, ishte mirë e organizuar në organizata joqeveritare. Askush askujt nuk ia mbush mendjen se kjo klasë shoqërore politike nuk ka bashkëpunuar më qeveritarët e atëhershëm për t’i minuar proceset e Referendumit, luftës dhe Marrëveshjeve politike paqësore.
Klasa e dikurshme joqeveritare tashmë ka hipur vetë në pushtet. Duke trashëguar përvojën e bashkëpunimit të mëhershëm me përvojën tashmë të arritur institucionale kjo klasë është bërë shumë problematike madje shumë e rrezikshme në minimin e proceseve kombëtare dhe shoqërore.
Për çdo iniciativë kjo klasë politike thotë: Ndal! Ndal se mos po dëmtohen interesat, më falni proceset demokratike të Luginës së Rizës dhe klanit mafioz të tij, i përmendur për manipulime dhe obstruksione.
Gafat
Kjo klasë politike, natyrisht, kështu duke vepruar bënë gafa. Këto gafa i ka të trashëguar nga e kaluara, tashti veç se i ka institucionalizuar dhe instrumentalizuar. Vaj halli për ata që merren me këtë klasë politike, ose shpallen armiq ose bllokohen nga të gjitha anët. Deri sa do t’i zgjas kësaj klase këto marifetllëqe, deri sa populli të mos kërkoj ndryshime.
Nga të gjitha këto shihet se edhe iniciativa për formimin e Këshillit Nacional, është një manipulim edhe më shumë me popullin e shumëvuajtur të Kosovës Lindore, e cila nuk pa as një ditë të bardhë, sa nga presionet e pushtetit të Beogradit, sa nga manipulimet e subjekteve të tyre, të cilave me pedanteri ia jep votën e besimit. Deri kur kështu?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës