LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët kurrë nuk u ndëshkuan për krimet që i bënë në Kosovë (Video)

Kriminelët kurrë nuk u ndëshkuan për krimet që i bënë në Kosovë (Video)

Në emisionin “Udhëve”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është shfaqur pjesa e dytë “Krime Lufte”, ku  është folur për Masakrën e Suharekës, në të cilën janë vrarë 51 anëtarë të familjes Berisha.

Rasti i masakrës së familjes Berisha në Suharekë, e cila është ndër krimet e pakta serbe që është ndëshkuar pas përfundimit të luftës. Për këtë masakër Dhoma për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd ka gjetur fajtorë Radojko Repanovic, Miroslav Petkovic, Sllagjan Qukaric e Milorad Nishevic, për kryerjen e këtij krimi. Po ashtu në këtë emision është folur edhe për masakrën e Krushës, ku më 25-26 dhe 27 Mars të vitit 1999 u patën masakruar 241 persona, për të cilën Gjykata për krime lufte në Serbi nuk është marrë fare me të.

Në këtë emision është folur edhe për një masakër tjetër, siç është ajo e Mejës, për të cilën nuk ka ende s’ka të ndëshkuar. Më 27 Prill të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan 377 qytetarë, shumica prej të cilëve ishin nga Gjakova me rrethinë. Për këto masakra në emisionin “Udhëve”  flasin dëshmitarët të cilën me rrëfimet e tyre do të bëjnë që këto krime duhet të dënohen dhe kryerësit e tyre të dalin para drejtësisë.


Masakra e Suharekës, krim që nuk harrohet

Është njëri nga tre të mbijetuarit e vetëm në masakrën e familjes Berisha në Suharekë. Gramoz Berisha, ishte vetëm 8 vjeçar kur pa nga afër të masakrohen të afërmit e tij. Ai nuk e harron kurrë 25 marsin e vitit 1999, ditën kur forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe ekzekutuan në këtë lokal të Suharekës, 51 anëtarë të kësaj familjeje.

Gjithçka filloi kur forcat serbe nisën një operacion për dëbimin e shqiptarëve nga pronat e tyre. Shumë u vranë në prag të shtëpive, e shumë të tjerë u grumbulluan në këtë lokal, ku më vonë u krye njëri nga krimet më të rënda të regjimit serb të Slobodan Millosheviqit. Shumica e të masakruarve ishin në moshë të re. Fatin e tyre, nuk e pati Gramoz Berisha, i cili mbijetoi bashkë me nënën e tij Vjollca Berishën dhe një të afërme tjetër, Shyhreten.

Ankthi i ditës kur u krye kjo masakër, Gramozin e shoqëron edhe sot. Ai ka rrëfyer në detaje për emisionin Udhëve, këto momente të rënda të jetës së tij. Ai ka thënë se në shtëpi kanë jetuar 12 anëtarë të familjes së tij.

“Na kanë nxjerrë . Ne jemi nisur dhe në atë moment tek shtëpia jonë janë kanë edhe këta axhallarët tanë. Gjithsej jemi kanë 24 persona, prej tyre 12 nga familja jonë e ngushtë”, ka thënë ai.

Sipas tij të gjithë kanë ikur ka kaun mundur. Gramozi ka kujtuar momentin kur pa nga afër babain e tij dhe axhën, teksa vriten nga forcat serbe, në derë të shtëpisë.

Ai bën me dije se kur ka dëgjuar krismat kanë kuptuar se diçka është duke ndodhur dhe kanë kuptuar se familjarët e tij ishin ekzekutuar. Pas ekzekutimit të burrave, gratë dhe fëmijët u bënë bashkë në lagje, duke menduar se do të liheshin të lirë të largohen për në Shqipëri. Ai ka përshkruar momentet se si janë ndarë familjarët e tij. Por nuk ndodhi ashtu. Shumë fëmijë, gra shtatzëna e të moshuar, u detyruan të futen në lokalin e tmerrit. Ata nuk e dinin se çka i priste!. Ai ka thënë se në këtë lokal ishin 40 anëtarë, duke përfshirë familjarët e tij të ngushtë dhe të tjerë, të cilët mendonin se do të shpëtonin.

Gramozit iu kujtohet momenti kur forcat serbe akne gjuajtur me armë në drejtim ët tyre, me ç’rast ai u plagos.

“Nuk e kam kuptuar se isha plagosur. Kisha dhimbje dhe gjakderdhje. Unë isha në moshën 8 vjeçare në atë kohë”, ka thënë ai.

Gramozi ka thënë se forcat serbe, kanë përdorur plumba, bomba dhe me armë të tjera.

“Unë u bëra si i vdekur. Për fat forcat serbe më kapën dhe më vendosën në lese dhe na dërguan në kamion”, ka thënë ai.

Forcat serbe kishin planifikuar që të gjithë të vrarët t’i fusnin në një varrezë masive. Tre të mbijetuarit e kësaj masakre, po rrugëtonin në të njëjtën kamion bashkë me shumë të masakruar. Megjithatë, ata arritën të shpëtojnë, për të rrëfyer në kohë paqeje këtë krim të të rëndë të forcave serbe. Rasti i masakrës së familjes Berisha në Suharekë, është ndër krimet e pakta serbe që është ndëshkuar pas përfundimit të luftës. Dhoma për krime lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd ka gjetur fajtorë Radojko Repanoviq, Miroslav Petkoviq, Sllagjan Qukariq e Milorad Nisheviq, për kryerjen e këtij krimi.

Megjithatë, ky ndëshkim nuk i lehtësoi familjarët e të masakruarve. E njëjta gjykatë ka liruar nga dënimi Mirosllav Mitroviq, Nenad Jovanoviq e Zoran Petkoviq, të cilët sipas dëshmitarëve ishin pjesëmarrës kryesorë në këtë masakër.

I dënuari Radojko Repanoviq, fillimisht është dënuar me 20 vite burg, për të cilin më pas Gjykata e Apelit e ka kthyer procedurën e gjykatës në shkallë të parë për rigjykim. 20 vjet do të vuaj dënimin Sllagjan Cukariq, ndërsa Mirosllav Petkoviq 15 vite e Milorad Nisheviqi 13 vjet. Në procesin kundër tyre, u patën ftuar edhe përfaqësues të familjes Berisha, por të njëjtit patën refuzuar të marrin pjesë në një gjykim që sipas tyre është i manipuluar dhe që nuk ka për qëllim të ndëshkojë ata që i kryen këto krime.

Gjykata për krime lufte në Serbi s’është marrë fare me masakrën e Krushës

Ndryshe nga rasti i Familjes Berisha në Suharekë, Gjykata për krime lufte në Serbi nuk është marrë fare me masakrën e Krushës, ku më 25-26 dhe 27 Mars të vitit 1999 u patën masakruar 241 persona.  Madje edhe sot e kësaj dite, nuk dihet për fatin e mbetjeve të 64 prej tyre, të cilët dyshohet të jenë groposur në disa varreza masive. Në mesin e të masakruarve ka pasur fëmijë, të rinj e të reja, gra, burra e pleq. 206 prej të masakruarve janë nga Krusha ndërsa 35 të tjerë janë nga fshatrat Xërxë, Reti, Apterushë, Zoçishtë, Caralevë, Prizren e vende tjera që ato ditë tmerri ishin të strehuar në fshatin Krushë. Ky sulm kundër popullatës civile shqiptare, ishte bërë në kohën kur trupat e Aleancës veri atlantike, kishin filluar bombardimet. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë kujtojnë fillimin e pranverës së vitit 99-të, kur aeroplanët e NATO-së gjëmonin në qiell, e forcat serbe të inatosur për dështimin në Kosovë ishin armatosur dhe po kryenin spastrim etnik në shenjë hakmarrjeje. Krushjanët ranë pre e inatosjes edhe të serbëve vendas, të cilët ishin armatosur e u ishin bashkangjitur formacioneve të forcave serbe, për të kryer një krim tjetër të rëndë kundër popullatës së paarmatosur shqiptare. Ndër të parët që pa nga afër të masakruarit në Krushë të Rahovecit, ishte Safet Krasniqi. Ai ishte kujdesur që të dokumentojë këtë krim të forcave serbe, duke filmuar detaje pas masakrës.

Krasniqi ka përshkruar rrugëtimin dhe vështirësitë që i ka pasur. Ai ka bërë me dije se më një kamerë ka arritur që të bëj incizimin e të vrarëve.

“Së bashku më disa bashkëfshatarë të m i kemi varrosur, mirëpo jo të gjithë. Disa kanë mbetur pa i varrosur pasi në atë moment kanë ardhur forcat serbe”, ka thënë ai.

Pamjet e tij u transmetuan në mbarë botën dhe shërbyen si dëshmi shtesë e asaj se çfarë po ndodhte në Kosovë. Ai ka thënë se pasi është larguar nga Kosova dhe ka arritur ën Shqipëri, ka kontaktuar me një qytetar nga Tirana, të cilit i kishte treguar dhe i kishte dhënë incizimin e krimet në Krushë të Madhe. Të qenit dëshmitar i kësaj tragjedie, ishte e rëndë për Safetin.

Atë që pa ato ditë pranvere, Krasniqi e kujton edhe sot. Ai ka përshkruar një rast kur ka parë një djalë 23-23 vjeçar të vrarë dhe raste të tjera, duke përfshirë edhe kufoma të djegura. Por nuk ishin vetëm shqiptarët viktima të atyre ditëve. Forcat serbe kishin ekzekutuar edhe komunitetet tjera të cilat kishin fqinjësi të mirë me shqiptarët e Kosovës. Këtë gjë, e dëshmon sot rrëfimi i Jeton Mahmutit.

“Janë vrarë 14 veta, prej moshës 18 deri në 56 vjeçare”, ka thënë ai.

Sipas tij nuk bëjnë dallime në nacionalitet. Ai ka përshkruar vuajtjet e tij dhe të tjerëve. Mahmuti ka thënë se forcat serbe kaun u kanë plaçkitur edhe gjera të tjera, ari etj. Pjesëmarrja e serbëve vendas në këtë masakër, bëri që të identifikohen më lehtë ata që morën pjesë në këtë krim. Dëshmitarët dhe familjarët e të masakruarve i posedojnë shumicën e emrave të pjesëtarëve të forcave të atëhershme serbe që morën pjesë në masakrimin e popullatës civile. Megjithatë, për këtë rast drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, duke e lënë masakrën e Krushës si krim të pandëshkuar.

Masakra e Mejës krim i pandëshkuar

Krim i pandëshkuar mbetet edhe Masakra e Mejes, që shënon njërën nga masakrat me numrin më të madh të viktimave. Më 27 Prill të vitit 1999, forcat serbe vranë e masakruan 377 qytetarë, shumica prej të cilëve ishin nga Gjakova me rrethinë. Mosha e të ekzekutuarve sillet prej 15 deri në 60 vjeç. Cak i kësaj masakre ishin meshkujt, të cilët u ekzekutuan shtëpi për shtëpi. Ky operacion ishte i planifikuar, prandaj para se të niste u bllokuan gjithë rrugët që mundësonin dalje nga Meja. Sipas dëshmitarëve dhe familjarëve të të masakruarve, në këtë rast kanë marrë pjesë njësitet policore serbe, ato ushtarake, beretat e kuqe dhe paramilitarët. Të armatosur në këtë ditë ishin edhe fqinjët e banorëve shqiptarë, të cilët ishin në koordinim me forcat serbe.

Ndonëse kanë kaluar vite nga dita kur u krye kjo masakër, Bardha Prendi e përjeton si sot momentin kur u nda nga 5 djemtë e saj. Ajo ka thënë se është shumë vështirë të flet për atë kohë. 5 djemtë e ekzekutuar të Bardha Prendit lanë pas vetes fëmijë pa përkujdesje.

Betejë e gjatë deri në gjetjen e mbetjeve mortore të më të afërmve

Një histori rrënqethëse në atë ditë Prilli të vitit 1999, ka edhe Roze Dushmani. Në këtë datë ajo pa për herë të fundit djemtë e saj gjallë. Ndarja me ta, thotë se e shkatërroi. Ajo ka përshkruar momenti se si policia dhe ushtria serbe i kanë hyrë brenda.

“Në atë kohë ishim tuj hangër bukë. I kemi pasur 8 fëmijë dhe dy nuse”, ka thënë ajo.

Dushmani ka bërë me dije se iu kanë vrarë 3 djem. Dushmani bashkë me të tjerët që humbën familjarë në masakrën e Mejës, kishin një betejë të gjatë deri në gjetjen e mbetjeve mortore të më të afërmve të tyre.

“Ne kemi dal në protesta në Prishtinë dhe gjithçka. Mendonim se janë të gjallë”, ka thënë ajo.

Sipas saj luftë më e keqe s’ka. Dëshmitarët e kësaj ngjarje të rëndë, fajësojnë edhe fqinjët e tyre serb, që thonë se nuk iu ndihmuan fare në ditën e masakrës. Ajo ka thënë se kanë pasur fqinjë aty. Ajo ka thënë se pret që një ditë të dal drejtësia të shkojë në vend dhe ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë.

Këto janë disa prej shumë masakrave të kryera në Kosovë, gjatë luftës së fundit. Kosovarët ende presin që drejtësia të thotë fjalën e saj për më shumë se 12 mijë civil të paarmatosur të vrarë e masakruar, rreth 1 milion qytetarë të dëbuar nga pronat e tyre, shumë shtëpi e prona tjera të shkatërruara nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. Ndëshkimi i urdhërdhënësve dhe kryesve të këtyre krimeve në Kosovë, shihet si lehtësim dhimbjesh për ata që për gati dy dekada janë në ankthin e pritjes së drejtësisë. /rtk/

https://www.youtube.com/watch?v=Gg9Iva6NuKM

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori