Kryeministri Sali Berisha iu adresua të martën konferencës “Ballkani në zemër të Evropës”, e iniciuar në Bruksel, nga Partia Popullore Evropiane (PPE), me pjesëmarrjen e personaliteteve nga vende të rajonit, anëtarë të Parlamentit Evropian dhe komisionarit për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefan Fule.
“Vendi im tani është tani një vend me pagë mesatare pak më të lartë se një ose dy vende anëtare të BE-së. Muajin e kaluar, vendi im doli në tregun evropian dhe doli më mirë se disa vende të eurozonës. Sot, vendi im renditet 27 për qind më lart, se mesatarja e vendeve anëtare të OECD-së për sa i përket nisjes se biznesit, renditet 7 për qind më lart, se mesatarja e vendeve anëtare të OECD-së për investimet ndërsektoriale në vend”, tha Berisha duke shtuar se aseti më i madh i Shqipërisë është rinia.
“Ne jemi vendi më i ri në Evropë dhe jam i lumtur t’ju informoj se pavarësisht disa situatave shume të vështira në arsim, ne ia dolëm këtë vit të trefishojmë numrin e studentëve, në krahasim me katër vite më parë. Këtë vit, 92 për qind e nxënësve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar vazhdojnë shkollat e mesme. 3-5 vite më parë, vendi im ishte në embrionet e erës digjitale, por tani ka një penetrim të ICT, nga 4,8 për qind në 43 për qind dhe ka një penetrim të ICT në shkolla më të lartë se disa vende anëtare të BE-së”, tha ai.
Duke folur për luftën kundër krimit në vend, kryeministri tha se mafia dhe krimi që ishin bërë të famshëm dhe të rrezikshëm në Shqipëri, janë tani më të ulët se mesatarja e BE-së. “Vendi im nuk ekzistonte në hartën e turizmit të botës, por këtë vit priti 3.5 milion turistë dhe të gjithë ata erdhën dhe ikën të sigurt nga vendi im”, sqaroi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje
Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës
Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it
Policia del me raport, 14 vrasje për nëntë muaj, rritje e dhunës në familje dhe rritje e gjobave në trafik
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Organizoi tentimvrasjen e dy personave, i dyshuari ekstradohet nga Spanja në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie
Gjobitet shoferi me 400 euro gjobë, pikë negative e masë mbrojtëse, drejtoi veturën me fëmijë në prehër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh