LAJMI I FUNDIT:

Krimi në familje: Burri vret gruan

Krimi në familje: Burri vret gruan

Rikthehet krimi në familje, me bashkëshortin që vrau me thikë gruan e tij në qytetin e Shkodrës, gjatë orëve të para të së dielës.

51-vjeçari Sami Bajraku, për arsye të panjohura, i mori jetën 47-vjeçares Vjollca Bajraku, raporton Top Channel.

Policia arrestoi brenda disa orësh vrasësin, banues në lagjen “Daniel Matlia”, ndërsa është vendosur në kërkim të lokalizimit të trupit të së ndjerës.

Kjo është vrasja e tretë në familje vetëm në disa javë dhe e 17-ta në total gjatë vitit, çka e ka shndërruar fenomenin e dhunës midis të afërmve në një “plagë” të shoqërisë shqiptare.


Në nëntor, dy bashkëshortë vranë gratë e tyre në Bërxull pranë Tiranës dhe në Berat.

Disa grupime të ndryshme të shoqërisë civile kanë kërkuar fuqizimin e kuadrit ligjor ndaj këtij fenomeni dhe masa të tjera ndërgjegjësimi, të cilat për fat të keq nuk kanë pas ndikim të rëndësishëm. /Telegrafi/