LAJMI I FUNDIT:

Krijimi i Ligës Mbarëkombëtare, vështirë të realizohet

Krijimi i Ligës Mbarëkombëtare, vështirë të realizohet

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është shprehur skeptik për sa i përket idesë së krijimit të Ligës së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në futboll, duke thënë se kjo është vështirë të realizohet.

“Kjo është një ide e kamotshme. Ne e mirëpresim rikthimin e kësaj ideje nga ana e kryeministrit Berisha, por jam skeptik se mund të bëhet realitet, sepse FIFA nuk lejon krijimin e një lige të tillë”.

“Megjithatë, nëse politika kryen punën e vet, atëherë ne jemi të gatshëm që për 24 sekonda të realizojmë krijimin e një lige të përbashkët, megjithatë unë jam skeptik në këtë drejtim”, ka thënë Vokrri për Kosovapress. /Telegrafi/