Të gjitha përgatitjet e organizimit të ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit të ri të Kosovës, nga Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, te Presidenti i zgjedhur, Hashim Thaçi, kanë përfunduar.
Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhur ka konfirmuar për Top Channel se, pas betimit solemn të Presidentit Thaçi dhe pas marrjes zyrtare të detyrës, do të ketë edhe ceremoni në sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, ku janë ftuar edhe presidentët e vendeve të rajonit.
“Tashmë kemi një vendim nga Kryesia dhe kryetari i Kuvendit, që më 7 prill të organizojmë një seancë solemne, gjatë së cilës do të ndodhë betimi i presidentit të zgjedhur. Pas kësaj ceremonie, do të kemi menjëherë pranim-dorëzimin mes Presidentit Thaçi dhe Presidentes Jahjaga. Ndërsa të nesërmen e 8 prillit janë ftuar të gjithë presidentët e rajonit, duke përfshirë këtu edhe Presidentin e Serbisë, si dhe 4 anëtarët e Presidencës së Bosnjës, që të marrin pjesë në këtë ceremoni”, tha Abelard Tahiri, këshilltar i presidentit të zgjedhur.
Tahiri ka thënë se, në ceremoninë e Presidentit Thaçi në shesh do të jenë të ftuar përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të Kosovës, por edhe personalitete të tjera nga jeta publike, brenda dhe jashtë vendit.
Kjo është hera e parë që pas luftës, që një President i Kosovës përfundon mandatin kushtetues pesëvjeçar dhe ia dorëzon mandatin presidentit të zgjedhur, pasi Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova ndërroi jetë gjatë mandatit, ndërsa presidentët Fatmir Sejdiu e Behgjet Pacolli janë dorëhequr pa e përfunduar mandatin, për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos