LAJMI I FUNDIT:

Krem hidratues për të mbrojtur lëkurën

Krem hidratues për të mbrojtur lëkurën

Gjatë dimrit, është e këshillueshme të hidratosh lëkurën rregullisht me një krem të lëngshëm.

Ndryshime temperature, erë, ambiente të tejnxehura…Gjatë stinës së dimrit lëkura është gjatë gjithë kohës e sulmuar. Për ta mbrojtur, apliko një krem hidratues të lëngshëm në mëngjes dhe në mbrëmje.

Por kujdes! Ndryshe nga ç’mendon, është e kotë të mbulosh lëkurën me një krem të yndyrshëm. Një produkt shumë ushqyes do ta pengonte lëkurën të merrte frymë. Syno një krem të lëngshëm për të lehtësuar lëkurën dhe për t’i dhënë shkëlqim dhe elasticitet.

Këshillë: Nëse ke lëkurë pak të thatë, mund të zgjedhësh një krem nate më ushqyes dhe përdore në shtresë më të trashë. Mund të provosh një maskë hidratuese delikate, që lihet të veprojë për dhjetë minuta, 1-2 herë në javë. /Telegrafi/