Kreatorja Besarta Deshishku e cila kishte filluar studimet në ekonomi, ka kohë që është larguar nga kjo fushë, duke ndjekur ëndrrën e saj. Kurse një hapë më afër do të jetë në muajin mars kur edhe do të paraqes para publikut koleksionin e saj të parë.
Alberina Haxhijaj
Besarta Deshishku e cila ka filluar që të merret me dizajn që kur ishte 16-të vjeçare nuk i ka kushtuar shumë kohë kësaj fushe edhe përkundër faktit se arti dhe moda çdo herë kanë qenë pasion i saj.
“Dizajni ka të bëjë me talent dhe nuk është shumë i lidhur me përvojën. Megjithatë unë vendosa ti lë studimet në ekonomi dhe të ndjek ëndrrën time që lidhej me talentin tim dhe kreativitetin tim. Prandaj edhe fillova studimet në vitin 2010 në Accademia Italiana – Art, Fashion & Design në Romë të Italisë”, u shpreh kreatorja e cila ka vizatuar skica që kur ka qenë fëmijë.
“Si fëmijë kisha dëshirë të vizatoja vajza me fustane, e gjeja qetësinë duke e bërë këtë. Pastaj vijova një kurs për art të modës ku me theks të veçantë i ushtrova dhe përforcova aftësitë e mia në skica. Angazhimi im sa vinte e rritej në këtë fushë dhe kjo më pëlqente, çdo ditë ndjehesha më e përmbushur me atë që bëja”, u shpreh ajo për KultPlus.
Ndërsa për koleksionin e saj të parë kreatorja Besarta Deshishku, tregoi se koleksioni përmban veshje dhe stile të ndryshme për femra duke filluar nga veshjet sportive, ato të përditshme por edhe elegante. Madje disa prej tyre kanë edhe motive kombëtare.
“Ngjyrat modelet dhe materialet janë përzgjedhur me një kujdes të shtuar dhe me ide të qarta. Dhe me kënaqësi shumë të madhe u punuan edhe disa veshje moderne me motive të bukura dhe delikate shqiptare. Koleksioni do të jetë i përshtatshëm për të gjitha moshat dhe për të gjitha stilet”, shpjegoi Deshishku e cila idetë për këtë koleksion i kishte që një kohë një kohë të gjatë.
“Inspirimi dhe ideja ishin qysh herët për të krijuar diçka të re. Me kohë dhe me zotërimin e aftësive të reja pastaj edhe frymëzimi nga kreatorët e njohur botëror, kreativiteti në rritje dhe ambienti që më rrethonte ishin një nxitje për të konkretizuar idetë e mia në dizajn dhe për të krijuar diçka me ndryshe, të veçantë e cila besoj që do të pëlqehet”, u shpreh ajo duke shtuar se janë pikërisht elementet e reja që ka sjellë në koleksionin e saj të cilat edhe e bëjnë të veçantë këtë koleksion.
Publiku do të ketë rastin që të shoh të plotë koleksion në muajin mars, saktësisht me 8 mars kur edhe kreatorja ka në plan që të hap edhe dyqanin e saj. Kurse për të lehtësuar blerjen ajo së shpejti do të mundësojë edhe blerjen online veshjeve të krijuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Ky është ndryshimi perfekt i gjatësisë për një çift në një marrëdhënie - ata janë partnerë idealë të puthjes

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë