LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, xhudistja e radhës që po shkëlqen

Krasniqi, xhudistja e radhës që po shkëlqen

Xhudistja e re ka fituar medaljen në Kupën Evropiane të juniorëve të mbajtur në Selanik të Greqisë.

Kampionia e re nga Kosova, Leutrime Krasniqi është xhudistja e radhës që sjell medalje nderi në këtë sport.

Ajo fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogram në Kupën Evropiane në Selanik të Greqisë, Iliades Cup.

Leutrimja në xhiron e parë eliminoi gjeorgjianen, Eteri Liparteliani, pastaj britaneze, Jodie Caller dhe garuesen nga Kazakistani, Anna Starchenko. Në gjysëmfinale, garuesja kosovare ishte më e mirë se italiania, Fabiola Pidroni. Ajo humbi vetëm në finale nga polakja, Anna Borowska. /Sporti1/Telegrafi/