LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi propozon që Blatter, Champagne e Vizer të dekorohen me “Medaljen Presidenciale të Meritave”

Krasniqi propozon që Blatter, Champagne e Vizer të dekorohen me “Medaljen Presidenciale të Meritave”

Njeriu i parë i sportit të Kosovës, Ministri Memli Krasniqi, të martën ia ka dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagës, propozimet që Joseph Blatter, President i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Jerome Champagne, ish-zyrtar i lartë të FIFA-s dhe kandidat për president të FIFA-s, si dhe Marius Vizer, president i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), të dekorohen me dekoratën “Medalja Presidenciale e Meritave” për kontribut të veçantë për sportin e Kosovës.

Propozimi i ministrit Krasniqi bazohet në nenin 4, pika 3, nenin 7, pika 1.7 të Ligjit Nr. 04/L-070 Për Dhënien e Dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin për zotin Blatter, Ministri ka thënë se si president i FIFA-s, ka pasur një qasje proaktive në avancimin e pozicionit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në raport me FIFA-n në kuadër të angazhimeve tona të përbashkëta për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.

“Falë angazhimit dhe punës edhe të z. Blatter, sot ekipet përfaqësuese dhe klubet nga Kosova kanë të drejtë të luajnë ndeshje miqësore zyrtare ndërkombëtare dhe FFK është në rrugë për anëtarësim të plotë në FIFA. Ne besojmë se roli i z. Blatter do të jetë vendimtar edhe në këtë proces tepër të rëndësishëm, duke e ditur se ai mbështet parimin themelor të sportit, që konsiston në të drejtën e të gjithë sportistëve për të pasur mundësi të barabarta, përfshirë edhe mundësitë për gara ndërkombëtare, të cilat deri tash u kanë munguar futbollistëve tanë”, ka shkruar ministri Krasniqi në arsyetimin e tij për zotin Blatter.


Për zotin Jerome Champagne, Ministri Krasniqi ka thënë se ai është personaliteti që e ka mbështetur fuqishëm afirmimin e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare, si dhe thyerjen e izolimit ndërkombëtar në këtë sport, duke i qëndruar pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe institucioneve relevante të vendit tonë në realizimin e këtyre qëllimeve fisnike.

“Që nga viti 2010, ai është këshilltar special i FFK-së në procesin e ndërkombëtarizimit dhe zhvillim të futbollit të Kosovës. Falë edhe ndihmës së tij konkrete, FFK ka arritur që të avancojë agjendën për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtar të futbollit, duke veçuar këtu lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore zyrtare ndërkombëtare, me miratimin e Federatës Ndërkombëtare të Asociacioneve të Futbollit (FIFA). Ai mbetet mbështetësi ynë kryesor edhe në fazat e ardhshme të procesit të ndërkombëtarizimit, deri në anëtarësimin e FFK-së me të drejta të plota në FIFA”, ka thënë Krasniqi.

E për Marius Vizer, President i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ministri Krasniqi ka arsyetuar se ai ka qenë dhe mbetet ndër mbështetësit kryesorë të xhudistëve kosovarë.

“Po ashtu, përkundër pengesave të shumta, ai u ka mundësuar xhudistëve tanë pjesëmarrjen në gara ndërkombëtar, si dhe ka qenë njeriu kyç që ka mundësuar pranimin me të drejta të plota të Federatës së Xhudos së Kosovës në IJF. Falë kontributit të madh të tij, xhudistëve tanë ju krijuan mundësitë që të paraqitën si të barabartë në të gjitha nivelet e garave ndërkombëtare, duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në mënyrë dinjitoze. Në shumë prej këtyre garave të rëndësishme ata fituan medalje, ndër të cilat veçohet medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi në Kampionatin Botëror, të mbajtur në Rio de Janeiro të Brazilit në vitin 2013”, ka pohuar Krasniqi në arsyetimin e tij. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori