LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi priti fituesit e ‘Gothia Cup 2013’

Krasniqi priti fituesit e ‘Gothia Cup 2013’

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim grupmoshat U-12 të KF Gjakova, të cilët në turneun ndërkombëtar Gothia Cup në Suedi të mbajtur para disa javësh kanë zënë vendin e parë në kategorinë U-12.

Në këtë turne kanë marrë pjesë qindra ekipe në mesin e të cilëve edhe shumë skuadra të njohura evropiane. Futbollistët janë shoqëruar edhe nga trajnerët dhe koordinatorët e klubit.

Ministri Krasniqi ka përgëzuar futbollistët për suksesin e lartë të treguar në këtë turne, si dhe trajnerët dhe gjithë stafin për punën e vazhdueshme dhe garat e fituara. Ai tha se paraqitja e këtyre të rinjve në këtë turne ka qenë shumë mbresëlënëse dhe ka bërë krenar të gjithë sportdashësit e Kosovës, raporton Express.

Ministri tha se gjeneratat e reja janë një e ardhme e ndritur e Kosovës dhe se ata do të kenë më shumë mundësi që ta përfaqësojnë denjësisht në çdo garë Kosovën, por edhe të arrijnë suksese personale.


Ai shtoi se MKRS ka shumëfishuar mbështetjen për sportin, duke investuar në krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe zhvillim të garave, si dhe për shpërblime për sportistët kulminant, por edhe ndarjen e bursave për shpresat olimpike.

Ministri ka përmendur se prioritet nacional është sporti shkollor, pasi përmes tij masivizohet sporti, promovohet shëndetit dhe promovohen talentet në shumë sporte që në të ardhmen të jenë pjesë e klubeve dhe përfaqësueses së Kosovës.

MKRS, tha ministri Krasniqi, për herë të parë në këto vitet e fundit ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës sportive, por shtoi se në këtë drejtim ka ende shumë sfida. Ai ka premtuar se MKRS në edhe vitet e ardhshme do të vazhdojë të mbështes prezantimin ndërkombëtar të sportistëve kosovarë të të gjitha grupmoshave.

Nga ana tjetër, koordinatori i klubit, Gëzim Daka ka falënderuar ministrin për pritjen dhe interesimin e vazhdueshëm për sportin. Ai ka njoftuar me sukseset që kanë shënuar si klub, në të gjitha grupmoshat si dhe me punën që bëjnë në vazhdimësi për nxjerrjen e talentve.

Daka tha se prezantimi në turne ka ndikuar që futbollistët të fitojnë më shumë përvojë dhe të rritet interesimi nga shumë klube të botës për futbollin në Kosovë. Futbollistëve, ministri Krasniqi ju ka ndarë si dhuratarekuizita sportive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit

La Liga
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Përdhunuesi i dënuar, Dani Alves poston video duke u stërvitur në fushën e Barcelonës

Ndërkombëtare
Plisat reagojnë për

Plisat reagojnë për "aktin më të turpshëm në historinë e sportit shqiptar"

Ndërkombëtare
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori