LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, kryetar nderi i Federatës së Xhudos

Krasniqi, kryetar nderi i Federatës së Xhudos

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi është shpallur të shtunën Kryetar Nderi i Federatës së Xhudos së Kosovës. Ky titull atij iu nda në një ceremoni solemne në Prishtinë të organizuar nga Federata e Xhudos, e ku janë prezantuar edhe sukseset e kësaj federate në këto 4 vjet.

Vendimi për shpalljen e ministrit, kryetar nderi të federatës, e ka marrë unanimisht Bordi i FXHK-së në muajin mars të këtij viti.

Krasniqi tha se ky titull për të është nderimi më i madh që i është bërë. Ai tha se që nga dita e parë ka pasur prioritet kryesor që ekipin e xhudos, si sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ta mbështesë në vazhdimësi.

“Ne kemi kaluar këto tre vjet shumë momente, gëzime, e nganjëherë ndoshta edhe dekurajimi, por asnjëherë më njeri tjetrin. Unë e di që ka pasur në disa raste dyshime të pasinqerta për raportet tona. Ajo çka dua të them sot është se asnjëherë, në asnjë moment timin prej se jam emëruar si ministër nuk kam hequr dorë nga përkrahja për Majlindën dhe Dritonin. Nuk do t’ia falja kurrë vetës nëse flamuri i Kosovës nuk do të ngritej në arenat botërore, madje edhe në Rusi. Unë sot jam ministër i sportit, por mbështetja ime, në çfarëdo pozicioni që do të jem ne të ardhmen, në çdo rrafsh nuk do të ndalet asnjëherë për ju si federatë si kampionë, por edhe për çdo federatë tjetër”, ka thënë ministri Krasniqi.


“Unë do të jem me ju edhe në misionin tjetër, atë të sjelljes në Kosovë të një medalje olimpike”.

Ai tha se në këto vitet e fundit sporti ka qenë një prioritet i rëndësishëm dhe falë kësaj janë bërë ndryshime të mëdha. Edhe në të ardhmen, tha ai, sporti duhet të jetë një agjendë e rëndësishme e institucioneve.
Nga ana tjetër, trajneri i xhudos, Driton Kuka tha se që nga dita e parë që është takuar me ministrin Krasniqi, ai është bërë pjesë e ekipit dhe në çdo moment ka qenë pranë tyre. ‘Të gjitha këto suksese janë një rezultat i punës së madhe të tij. Ndryshimet që janë bërë për sportistët kanë qenë shumë të rëndësishme”, ka shtuar ai.

Xhudistja Majlinda Kelmendi tha se ka qenë mjaftë domethënëse për të që ka pasur një përkrahje të gjithanshme dhe shprehu se qëllim i saj është që Kosovës t’i sjellë edhe medaljen olimpike.
“Kushdo që e fiton nga ekipi jonë është e rëndësishme, nuk ka rëndësi nëse jam unë apo dikush tjetër”, tha ajo.

Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka tha se FXHK-ja në katër vjetet e fundit ka pasur në vazhdimësi përkrahjen e institucioneve por edhe të shumë partnerëve tjerë. Kuka ka shtuar se po punojnë shumë që të arrijnë edhe më shumë rezultate dhe të nxjerrin edhe më shumë talentë në këtë sport.
Në këtë ceremoni është shfaqur edhe një dokumentar për rrugëtimin e Majlinda Kelmendit dhe xhudistëve tjerë në majat e suksesit në këtë sport. /Koha/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori