LAJMI I FUNDIT:

“Krahu i Shkupit” zgjedh Afrim Gashin kryetar të Lëvizjes Besa

“Krahu i Shkupit” zgjedh Afrim Gashin kryetar të Lëvizjes Besa

“Krahu u Shkupit” i Lëvizjes Besa sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë ka mbajtur kongresin e parë të partisë, ku kanë zgjedhur strukturat partiake dhe kryetarin e partisë.

Të pranishëm në kongres kanë qenë 542 delegatë, të cilët janë zgjedhur me mandat katër vjeçar.

Kryetar i partisë së Lëvizjes Besa nga kongresi i sotëm është zgjedhur Afrim Gashi, i cili edhe ka qenë i vetmi i propozuar nga delegatët.


Për zgjedhjen e tij si kryetar kanë votuar 522 delegatë, 12 kanë qenë kundër, ndërsa 8 kanë qenë të përmbajtur.

Në fjalimin e tij ai tha se zgjedhja e tij, përveç krenarisë është edhe përgjegjësi dhe detyrë e rëndë. Gashi tha se kanë konsultuar ekspertët e vendit, që qytetarët ta shohin si të ardhme dhe ta ndërtojnë vendin tonë, e jo të ikin. Ai tha se ata kanë skicuar zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe shumë fushave tjera në vend.

Në kongresin e sotëm të kësaj partie ka pasur mysafirë të ndryshëm, ku ndër tjerë ka qenë edhe Menduh Thaçi, Luan Tresi, Ilmi Aziri dhe të tjerë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Lëvizjes Besa – krahu i Shkupit, Nexhbedin Kahremani, para delegatëve në kongres, tha se partia Besa lindi si domosdoshmëri e nevojës për të çuar përpara kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilat nuk ishin materializuar nga partitë e mëhershme shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori