LAJMI I FUNDIT:

Kozniku: Të krenohemi me Mustafin

Kozniku: Të krenohemi me Mustafin

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku ka folur për suksesin që e arriti Shkodran Mustafi duke fituar medaljen e artë me Gjermaninë në kupën e botës në Brazil.

Futbollisti Shkodran Mustafi është shqiptari i parë në histori që ngrehu lart trofeun e Kampionatit Botëror. Ai me Gjermaninë janë kampion të botës, pasi që në finale pas 120 minutave e mposhtën me rezultat 1:0 Argjentinën. Mustafi është shqiptari i dytë në histori që fiton medalje.

Ardian Kozniku, ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, në vitin 1998 me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror – ‘France 98’. Kozniku atëkohë në Botëror nuk luajti asnjë minutë por qe në bankën e kroatëve, ndërsa Mustafi u paraqit me Gjermaninë plotë 132 minuta deri në momentin e lëndimit. Mustafi ndaj algjerianëve luajti titullar deri në minutën e 70-të (ndeshje e çerekfinales), por fatkeqësisht u lëndua dhe si pasojë e kësaj mbetet jashtë fushës. Ardian Kozniku flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” se si ndihet që Mustafi vjen pas tij me medalje botërore!

Ardian, keni fituar medaljen e bronztën në Kupën e Botës në vitin në 1998 në Francë, ndërsa Shkodran Mustafi të artën në ‘Brazili 2014’ me Gjermaninë. Si ndjeni si ish-futbollist, se pas jush është Shkodran Mustafi apo shqiptari i dytë me medalje në Kampionatin Botëror?


Kozniku: Me të vërtet më vjen shumë mirë për Shkodranin dhe mundem me paramenduar se çfarë gëzimi është nga ana e tij, familjes së tij dhe ne duhet te krenohemi me të.

Shkodrani luajti 132 minuta, si i vlerësoni këto minuta lojë deri në kohën e lëndimit?

Kozniku: Me erdh shumë keq kur u lëndua atë ditë, por atë çfarë e kam parë më bën te tregoj se është më të vërtetë një lojtarë shumë, shumë i mirë dhe vetë fakti se luajti në ekipin siç është Gjermania, ku konkurrenca nuk diskutohet. Po atë e ka bërë me punën e tij shumëvjeçare dhe më në fund u stolis me të artën. E uroj nga zemra.

Gjermania, kampione, Argjentina fiton medaljen e argjendtë, a e keni pritur se do të janë në finale këto kombëtare?

Kozniku: Kam menduar se Brazili do të jetë në finale, por nuk kam gabuar se edhe në Gjermaninë kam shpresuar se do të shkojë shumë larg.

A ishte Brazili dështimi më i madh?

Kozniku: Po! Brazili ka dështuar në çdo aspekt, përveç me Kolumbinë që ka treguar një lojë të mirë. Këto tjerat ndeshje ka zhgënjyer.

A ishte ky kampionat më atraktiv dhe çfarë mund të veçoni pozitive dhe negative?

Kozniku: Një kampionat shumë i mirë, lojë e hapur pa shumë kalkulime dhe më shumë gola. Befasi nuk patëm shumë, por shumë dëshpërime, si: Spanja, Italia. Paraqitje shumë të mirë patën Zvicra, Kostarika, e cila qe një befasi e këndshme. Mirëpo, për fat të keq referimi ka qenë shumë i dobët dhe disa herë fatal për kundërshtarët.

A ishte edicioni më i mirë për shqiptarët, më gjashtë gola dhe më shumë minuta lojë?

Kozniku: E kam thënë para se të filloi Kampionati Botëror se duhet të jemi krenar me këta djem që do të luajnë. Dhe më në fund ishte kënaqësi ti shohësh duke luajtur dhe atë shumë mirë. Edhe golat që i shënuan dhe unë pata rastin të jem më shumë sportdashuri. Sepse të gjithë më uronin golat dhe lojën e vëllezërve të mi. Kështu që u ndjeja edhe më i madh me këta djem tanë, iu uroj nga zemra suksese në të ardhmen. /Sporti1/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori