LAJMI I FUNDIT:

Kovaçki: Nuk mund ta ndryshosh Kushtetutën pa pyetur popullin

Kovaçki: Nuk mund ta ndryshosh Kushtetutën pa pyetur popullin

Nuk mund të ndryshosh Kushtetutën pa u konsultuar me qytetarët. Nëse janë të bindur, le të shkojnë në zgjedhje, le të përballen me argumentet dhe faktet dhe le të vendosë vetë populli. Kjo që po bëjnë tani me një kuazi-shumicë duke futur parti vetëm rezulton në problem me legjitimitetin e asaj qeverie, ka thënë për “Sto ne e klaro” deputeti dhe anëtari i KQ-së së OBRM-PDUKM-së, Dragan Kovaçki.

Kovaçki thekson se qeveria e përsërit vazhdimisht çështjen e kushtetutës sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë qytetarëve, ekonomikisht jemi në fund, ndërsa populli jeton më mjerim.

“Qeveria e përsërit vazhdimisht çështjen e amendamenteve kushtetuese sepse nuk ka çfarë të thotë tjetër. Le të dalin dhe të thonë pse Maqedonia ka rënie nga 2020 deri në 2022 dhe ne jemi të vetmit në rajon që kemi rënie të ekonomisë, pse 63% e kompanive thonë se duhet të japin ryshfet për të fituar tenderë, pse qytetarët mendojnë se shteti po ecën në drejtim të gabuar, se standardi i tyre i jetesës është më i keq”, tha ai.


Kovaçki shtoi se qeveria tani po kërkon vetëm një mënyrë dhe po krijon skenarë për të justifikuar veten, si dhe për të justifikuar dështimin për mosfillimin e negociatave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori