Kovaçevski: Zgjerimi i BE-së tani është çështje e rëndësisë gjeostrategjike

“Maqedonia e Veriut dëshiron t’i bashkohet BE-së, ndërsa me këtë çdo qytetar i saj do të bëhet edhe qytetar i BE-së, prandaj me Qeverinë e re të Bullgarisë vendosëm bashkëpunim në fusha të cilat shikojnë drejt së ardhmes dhe të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve”.
Këtë e potencoi sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, duke potencuar se zgjerimi i BE-së tani është çështje e rëndësisë gjeostrategjike.
„Dy qeveritë e reja janë votuar thuajse në të njëjtën kohë, njëra para përfundimit të vitit të kaluar ndërsa tjetra në fillim të këtij viti dhe menjëherë filluam me dialog të ri pasi paraprakisht mbi një vit dialogu midis dy shteteve thuajse edhe nuk ka ekzistuar dhe mediat praktikisht janë plotësuar me propagandë nga individë, nga grupe të cilat nuk kanë dashur të shohin arritje të marrëveshjes. Prandaj dy qeveritë vendosën bashkëpunim në fusha të cilat shohin drejt së ardhmes dhe të cilat mund të jenë në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve, si edhe palëve të involvuara, odave ekonomike dhe institucioneve të tjera, ndërsa nga ana tjetër kjo jep rezultate pasi ka përfitime materiale konkrete, ka dialog midis dy ministrive të Punëve të Jashtme për Çështjet e hapura politike”, potencoi Kovaçevski.
Në bisedën me gazetarin e gazetës “Ta Nea”, Mihalis Micos, kryeministri u përqendrua edhe në Regjistrimin në vend, për të cilin potencoi se u zbatua në bazë të praktikave më të mira evropiane dhe përfshinte ekspertë të BE-së.
“Rezultatet tani janë dërguar në Eurostat dhe do të bëhen pjesë e statistikave të BE-së pasi të miratohen. çdo person ka qenë i lirë të shprehë mendimin e tij për çështje personale dhe besoj se kjo është baza mbi të cilën secili në vend mund të ndihet i lirë për të gjitha çështjet dhe vetëvendosjen. Në vitet e fundit, veçanërisht pas vitit 2001, ne kemi dëshmuar se Maqedonia e Veriut është shoqëri për të gjithë qytetarët e saj dhe sipas Kushtetutës, shteti nuk u përket vetëm maqedonasve, por edhe bashkësive të tjera etnike që jetojnë në vend, si dhe personave të cilët vetëpërcaktohen ndryshe. Ky proces bazohet në parimet kushtetuese të shtetit dhe u mundëson malazezëve, bullgarëve përmes procedurave tona kushtetuese të bëhen pjesë e Kushtetutës”, shtoi Kovaçevski.
Kryeministri potencoi se me siguri jemi ndër shtetet e rralla e mbase shteti i vetëm në Evropë që ka “Ministri për pakica”, kemi edhe ligje të cilat i mbrojnë gjuhët e bashkësive më të vogla etnike dhe në këtë drejtim respektohen dhe mbrohen të gjitha të drejtat e njerëzve në shtet edhe atë në nivel mjaft të lartë.
“Maqedonia e Veriut dëshiron t’i bashkohet BE-së dhe me atë çdo qytetar do të bëhet edhe qytetar i BE-së. Dhe nëse përkujtohemi në konferencën e fundit për shtyp të kryetarit të KE-së në Sofje, korniza negociuese dhe procedurat dhe rregullativat në BE janë të plotfuqishme për mbrojtjen dhe për zhvillimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve në shtetet evropiane”, shtoi Kovaçevski.
Ai potencoi se edhe rajoni i Ballkanit gjithmonë ka qenë sferë interesi edhe për Rusinë por edhe për shtetet e tjera por ne në vend kemi qëllim të qartë dhe pajtim midis partive politike kryesore, veçanërisht ato që janë pjesë e Qeverisë, lidhur me rrugën tonë drejt BE-së.
I pyetur nëse “lufta në Ukrainë mund të jetë pozitive për Ballkanin”, kryeministri Kovaçevski potencoi se asnjë luftë nuk mund të jetë pozitive për askënd dhe askund.
Ndryshe për sot është paraparë në margjinat e Forumit, Kovaçevski të ketë takim bilateral me kryeministrin grek, Kirjakos Micotakis, si edhe të marrë pjesë edhe në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë