LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Si Qeveri qëndrojmë pas bindjeve të lira të të gjithë qytetarëve, presim të njëjtën qasje dhe reciprocitet për qytetarët bullgarë

Kovaçevski: Si Qeveri qëndrojmë pas bindjeve të lira të të gjithë qytetarëve, presim të njëjtën qasje dhe reciprocitet për qytetarët bullgarë

Ne si qeveri qëndrojmë pas bindjeve të lira të të gjithë qytetarëve, presim qasje të njëjtë dhe reciprocitet për qytetarët bullgarë me vetëdije maqedonase, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në deklaratën për MIA-n në pyetjen të komentojë hapjen e klubit pranë Qendrës kulturore “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik që në Republikën e Maqedonisë së Veriut është përjetuar në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme qytetarësh. Por me që bëhet fjalë për iniciativë qytetare, konform Konventës evropiane për të drejtat e njeriut me të cilën ne jemi plotësisht të harmonizuar, këto projekte nuk janë objekt i mbikëqyrjes shtetërore. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e lejuar që të gjithë qytetarët lirshëm të praktikojnë bindjet e tyre etnike, religjioze dhe ideologjike”, tha Kovaçevski.


Kjo qasje, shton ai është diçka që ne si qeveri qëndrojmë dhe vazhdojmë të praktikojmë edhe më tej, pasi siç thotë, “kjo është shenja jonë edhe si shtet dhe shoqëri”.

“Njëherësh edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe opinioni me padurim e pret ditën kur edhe te fqinjët tanë do të krijohen kushte që edhe atje ato qytetarë që kanë për shembull vetëdije maqedonase do të mundet që njëjtë lirshëm të praktikojnë bindjet e tyre”, ka deklaruar Kovaçevski për MIA-n.

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori