LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Si nikoqirë të stërvitjes së madhe të NATO-s, kemi treguar se jemi partnerë të barabartë me të gjithë aleatët tanë

Kovaçevski: Si nikoqirë të stërvitjes së madhe të NATO-s, kemi treguar se jemi partnerë të barabartë me të gjithë aleatët tanë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë në manifestimin ku u prezantuan disa nga avionët dhe pajisjet tjera ushtarake të ushtrive të vendeve aleate pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake “Quick Response 22” ose “Swift Response 22”, si më e madhja e realizuar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar Kate Marie Byrnes dhe Rachel Galloway, si dhe përfaqësues të lartë të ushtrive pjesëmarrëse, ishte e hapur për publikun që kishin mundësi nga afër të shikojnë performancën e avionëve të paraqitur dhe pajisjeve të tjera ushtarake.

“Quick Response 22” zbatohet në tre rajone: në rajonin e Arktikut, Ballkanit dhe Baltikut dhe përfshin rreth 4.600 trupa nga 8 vende të ndryshme aleate. Maqedonia e Veriut, si mikpritëse e një stërvitje të madhe dhe komplekse të NATO-s, tregon edhe një herë se aftësitë tona të ushtrisë janë të gatshme dhe operacionale për t’iu përgjigjur operacioneve si të gjitha ushtritë tona aleate”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij.


Stërvitja, thotë ai, demonstron plotësisht kapacitetet dhe aftësitë e qendrës stërvitore Krivollak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori