LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Referencat e “Bechtel” garantojnë realizim cilësor të akseve të autostradave

Kovaçevski: Referencat e “Bechtel” garantojnë realizim cilësor të akseve të autostradave

Si pjesë e agjendës së vizitës së tij të punës në Londër, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u takua me një pjesë të bordit të drejtorëve të konsorciumit ndërkombëtar “Bechtel”, të cilin e udhëhoqi kryetari i njësisë së infrastrukturës së kompanisë Shon Keny, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Në takimin ku morën pjesë zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, u diskutua për fazën aktuale të realizimit të Memorandumit për ndërtimin e Korridorit 8, për pjesën Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe për projektin për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, si dhe për Korridorin 10 D, gjegjësisht për aksin e autostradës Prilep – Manastir.

“Për realizimin e këtij memorandumi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u miratua Ligji për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit, me çka pason vërtetimi i tekstit të marrëveshjes që do të miratohet nga të dyja palët për mbylljen e procedurë ligjore që do të mundësojë realizimin e projekteve të parapara infrastrukturore.


Në takimin me menaxhmentin e “Bechtel” u konstatua se brenda afateve është procedura për përzgjedhjen e mbikëqyrësit dhe konsulentit që e zbaton Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, e cila pritet të përfundojë në fillim të prillit të këtij viti, dhe se në buxheti për vitin 2022 tashmë janë planifikuar fondet për ndërtimin e autostradave si zgjidhje të parashikuara”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Në takimin me menaxhmentin e “Bechtel”, shtojnë nga atje, u theksua fakti i referencave më të larta të kompanisë në realizimin e projekteve infrastrukturore në botë dhe veçanërisht në rajon, si dhe fakti se deri në 80% të punës kompania i realizonme kompani vendase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori