LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Kovaçevski: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Kryeministri Kovaçevski deklaroi sot se, nuk planifikohet të ketë rikonstruim të Qeverisë, pasi është periudhë kur bëhet përgatitje për vitin e ardhshëm. Ai po ashtu u shpreh i prerë se, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se zgjedhje do të ketë në vitin 2024, fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare.

“Qeveria funksionon me një kapacitet të plotë që të ballafaqohet me të gjitha sfidat që i ka shteti, ndërsa më besoni se ky është një mandat prej 11 muajsh i cili veç më është i mbushur me sfida të mëdha me të cilat nuk është përballur asnjë qeveri, në plan ekonomik, energjetik dhe të themi edhe në planin e sigurisë, në funksionimin e të gjitha institucioneve, duke pasur parasysh kërcënimet hibride të cilat vijnë dhe të cilat janë rezultat i luftës që po zhvillohet në Ukrainë” – tha Dimitar Kovaçevski.

Duke komentuar rezultatet e anketës së fundit të Qendrës për Hulumtime Anketuese të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Maqedoninë e Veriut, sipas të cilës 58 përqind e qytetarëve vlerësojnë se shteti nuk po shkon në drejtim të duhur, Kovaçevski tha se ka ndikuar edhe periudha kur është bërë anketa, menjëherë pas pranimit të propozimit francez, për të cilin opozita maqedonase bënte propagandë se është kundër interesave shtetërore.


“Sepse e dini se në atë periudhë kishte një histeri të madhe në lidhje me propozimin francez, çfarë do të shkaktojë, se maqedonasit do ta humbasin gjuhën e vet, se do të humbasim identitetit – atë e bënte para së gjithash E Majta me pengun e saj OBRM-PDUKM dhe kjo me siguri ka ndikuar ndaj perceptimeve të qytetarëve. Megjithatë, është konkludim i rëndësishëm që qytetarët në përqindje të madhe – tre e katërta janë për anëtarësimin në BE dhe nuk shohin alternativë tjetër, përpos një përqindje e vogël që shohin alternativë në njëlloj unioni euroaziatik që e promovon E Majta”, deklaroi Kovaçevski.

Kovaçevski nuk ka dashur të komentojë besimin e ulët në gjyqësore e cila këtë vit është 4 % dhe atë të prokurorisë që është 3%, duke thënë se ai është pushtet tjetër.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori