Kovaçevski: Nuk ka alternativë në bashkëpunimin lidhur me çështjet e sigurisë
Maqedonia e Veriut ka qëndrim të qartë në politikën e jashtme të saj dhe nuk ekzston alternativë në bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me çështjet e sigurisë, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski në Munih, ku merr pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Munih.
Kryeministri shpjegoi se Maqedonia e Veriut është një vend që merr pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, megjithatë edhe të KB-së dhe njëkohësisht kryeson me OSBE-në, duke përmendur këtu edhe moton e kryesimit tonë me Organizatën se jemi të fokusuar tek njerëzit dhe ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së tyre.
“Kjo shihet edhe nga prioritetet tona, ku prioritet kyç është Ukraina, megjithatë edhe të gjitha fushat e tjera ku ekziston nevojë për përparimin e paqes dhe sigurisë”, deklaroi Kovaçevski.
Siç lajmlroi raportusi i MIA-s nga Munihu, kryeministri potencon se Konferenca e sivjetme e Munihut vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndërsa temat kyçe të saj do të jenë siguria në Evropë në dritën e luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Kryeministri Kovaçevski sot pasdite do të marrë pjesë në panel diskutim në kuadër të Konferencës kushtuar sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe rëndësisë së procesit integrues evropian të rajonit.
Ai përmendi se në panel është paraparë të bisedohet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, por edhe tema më të rëndësishme, si siguria energjetike kibernetike, mbrojtja nga sulmet e hakerëve dhe avancimi i bashkëpunimit rajonal, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes sa më të madhe edhe të shteteve dhe qytetarëve të tyre.
Takimi i parë dypalësh i Kovaçevskit në margjinat e Konferencës është me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ndërsa është planifikuar të takohet me kryeministren e Estonisë Kaja Kalas dhe me disa pjesëmarrës të tjerë në forumim.
“Takimi i parë është me presidentin e Serbisë, Vuçiq, sepse në të vërtetë ekziston një sfidë rajonale që e tejkalonë së bashku Serbia dhe Kosova, së bashku me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së. Është i rëndësishëm takimi me kryeministrin e Estonisë, sepse bashkë me ta po punojmë në digjitalizimin e shtetit, veçanërisht për vendosjen e ID-së elektronike, që ka nisur tek ne dhe ku rezultatet kryesore janë nga Estonia, si një nga shtetet më të përparuara. Janë edhe një sërë takimesh të tjera me kryeministra dhe presidentë të shteteve të tjera, me të cilët do të biseojmë për këto tema”, tha kryeministri Kovaçevski në një deklaratë për MIA-n.
Kovaçevski në konferencë e kryeson delegacionin qeveritar, në prbërjen e të cilit është edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ndërsa në cilësi të kryesimit me OSBE-në është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në edicionin e 59-të të Konferencës së Sigurisë së Munihut marrin pjesë më shumë se 450 vendimmarrës të nivelit të lartë dhe liderë të shquar botërorë, duke përfshirë shefa të shteteve, ministra, njerëz të parë të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, si dhe liderë të biznesit dhe shoqërisë civile. Në fokus të konferencës së Munihut të këtij viti, e cila mbahet nga 17 shkurti deri nesër është ristrukturimi i botës, të shkaktuar kryesisht nga agresioni ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen
KPM jep sqarime mbi zgjedhjen e kryetarit të ri: Procesi ka qenë transparent dhe në përputhje me rregullat e institucionit
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar