LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski në takim me Edshtadler: Eurointegrimet e RMV-së janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së

Kovaçevski në takim me Edshtadler: Eurointegrimet e RMV-së janë të nevojshme për stabilitetin e rajonit dhe të BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u takua me Karolina Edshtadler, Ministre Federale e BE-së të Republikës së Austrisë.

“Në takim është diskutuar për sfidat e luftës në Ukrainë, rëndësinë e integrimit evropian dhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të mirë dypalësh”, kumtuan nga Qeveria, duke informuar se të dyja palët bashkërisht e dënuan agresionin rusë në Ukrainë.

Më pas, është konstatuar se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, por edhe të Evropës dhe se tani është koha për të ecur përpara. Në këtë drejtim është shprehur mbështetja e plotë e Austrisë për aspiratat evropiane të vendit tonë.


“Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov shihen si njerëz që i lëvizin gjërat përpara dhe me klimën e re të respektit në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vlerësohet se ka një dritare të hapur mundësish për të arritur një zgjidhje parimore”, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Republika e Austrisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si një vend që është ndër investitorët më të mëdhenj në vend.

“Ne ndajmë vlerat e BE-së, jemi anëtare të NATO-s, jemi vendosur tërësishtnë linjë me politikat e NATO-s dhe BE-së në lidhje me luftën në Ukrainë, ne i kemi dhënë hapur ndihmën e nevojshme Ukrainës, jemi të gatshëm të pranojmë edhe refugjatë të mundshëm. Në të njëjtën kohë, ne kemi miratuar masa kundër krizës për të ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, ne po zgjidhim sfidat me sigurinë energjetike dhe ushqimore, bisedojm me Bullgarinë për zgjidhjet e mundshme. Eurointegrimet të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë janë një sinjal i domosdoshëm për të gjithë rajonin dhe të rëndësishëm për stabilitetin në BE”, tha kryeministri Kovaçevski.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në fusha të tjera me rëndësi për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori