Kovaçevski në takim me ambasadorin finlandez: Uniteti ndaj agresionit rus në Ukrainë është i rëndësishëm
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Kimo Lahdevirta, ambasador jorezident i Republikës së Finlandës në vend.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u diskutua për luftën në Ukrainë, situatën e sigurisë në Evropë, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit të mirë dypalësh mes dy shteteve.
Uniteti i vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në qëndrimet ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, nga bashkëbiseduesit u vlerësua si i rëndësishëm.
Gjithashtu u konstatua se hapi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në perspektivat evropiane është i rëndësishëm për vendin tonë, por edhe si inkurajim për tërë rajonin dhe si kontribut për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi Finlandën për mbështetjen e dhënë për integrimin evropian të vendit tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon të ndajë në mënyrë aktive vlerat e njëjta me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së.
“Si Qeveri dhe si shtet, ne jemi plotësisht në përputhje me politikat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe në lidhje me situatën në Ukrainë. Kemi harmonizim të madh të legjislacionit me legjislacionin e BE-së dhe po zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore në frymën e vlerave evropiane. Në marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë ka një energji të mirë dhe në këtë mënyrë po punohet për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Sot është e qartë në Bruksel se progresi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Në takim është konfirmuar mbështetja e ndërsjellë e të dyja vendeve, për çështje të rëndësishme për qytetarët e shteteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e shqetësuar me zhvillimet në KPM, kërkon të mbetet e lirë nga ndikimi politik
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!