LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se ndryshimet kushtetuese janë në fazën përfundimtare dhe se në Kuvend do të dorëzohen gjatë dy javëve të ardhshme.

“Ndryshimet kushtetuese do të dorëzohen në Kuvend gjatë dy javëve të ardhshme dhe do të fillojë procesi i diskutimit në përputhje me procedurën për të njëjtat në Kuvend, ku edhe e kanë vendin”, tha sot Kovaçevski në “Sveti Nikollë”

Ndërkaq dje ai bëri thirrje që partitë politike të vendosen mbi interesin personal dhe të sjellin vendim “për” miratimin e ndryshimeve kushtetuese.


Kovaçevski foli edhe për marrëveshjen e mundshme me sindikatat, për rritjen e pagave në sektorin publik, ku tha se zhvillimet e fundit na japin shenjë se punët shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshje.

Ai tha se bashkë me rritjen, synohet edhe rritja e produktivitetit dhe efikasitetit në punë.

“Punët zhvillohen në drejtim të arritjes së marrëveshjes. Unë besoj se ai qëllim do të arrihet dhe të fitojmë një zgjidhje afatgjate, e cila do të sigurojë që nga shtatori dhe përgjatë viteve të ardhshme, rritje të pagave. Këtu para se gjithash mendohet në sektorin publik dhe kjo të ndërlidhet edhe me rritjen e produktiviteti dhe efikasitetit në punë. Konsideroj se ka kapacitet edhe Qeveria, edhe sindikata të gjejnë zgjidhje të tillë në interes të palëve”, tha Kovaçevski. /

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori