LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë ukrainasit që ikin nga lufta

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është e gatshme të pranojë ukrainasit që ikin nga lufta

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara gjatë pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë “GlobeSec Bratislava 2022”, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot pati një takim dypalësh me zv. kryeministren e Ukrainës përgjegjëse për integrime evropiane dhe euroatlantike, Olha Stefanishina.

Në takim, kryeministri Kovaçevski dënoi agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht para vitit 2014.

Kovaçevski në takim me zv. kryeministren e Ukrainës, Stefanishina, shprehu respekt për mbrojtjen e guximshme të Ukrainës dhe rezistencën heroike të popullit të këtij vendi në mbrojtjen e vendit të tyre.


Në bisedë, kryeministri Kovaçevski rikonfirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për mbështetje të plotë politike dhe praktike për ndihmën ndaj Ukrainës dhe në këtë drejtim theksoi vendimin për rihapjen e ambasadës së RMV-së në Kiev si një shenjë tjetër solidariteti me Ukrainën dhe mbajtjen e marrëdhënieve dypalëshe në kushtet e luftës.

Maqedonia e Veriut, tha Kovaçevski, iu bashkua përpjekjeve të udhëhequra nga BE-ja për organizimin e ndihmës efektive humanitare përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së dhe është e gatshme të pranojë dhe të strehojë të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje, që ikin nga lufta në Ukrainë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori