Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbajtën konferencë për media, së cilës i parapriu takimi tet-a-tet mes Kovaçevskit dhe Von der Leyen dhe takim dypalësh i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të Komisionit Evropian.
Pas takimit, Kovaçevski në fjalimin e tij tha se BE-ja është e ardhmja e vetme për Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu tha se procesi i integrimit evropian është një proces që përbëhet nga dy rrugë, njëra është politike, por tjetra ekonomike.
“Me realizimin e tij, i cili varet edhe nga BE-ja, por mbi të gjitha nga ne, vendet e Ballkanit Perëndimorë do të dyfishojnë volumin e ekonomisë së rajonit dhe të vendit përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Me vendosjen dhe forcimin e tregut të krijuar rajonal, ekonomitë tona do të rriten me rreth 10%. Dhe me hapjen e dyerve për tregun e vetëm evropian, siç parashikon ky Plan, mundësitë janë vërtet të mëdha”.
“Po hapen mundësi shtesë për zhvillim dhe pjesëmarrje në proceset e transformimit të energjisë në Evropë. Ne aspirojmë të jemi një vend i pavarur nga energjia, me potencial të madh për investime në energjinë e ripërtërishme. Tashmë e kemi vendosur vendin në atë rrugë, po punojmë që të bëhemi qendra e energjisë së gjelbër të Evropës dhe tani do të kemi mundësinë të jemi palë aktive në tranzicionin energjetik të Evropës, duke qenë se tashmë po marrim pjesë në punën e komunitetit evropian të energjisë. Ne do të jemi në gjendje të mbështetemi vërtet te miqtë tanë evropianë për sa i përket energjisë, por edhe së bashku me të gjitha vendet e BE-së për të vendosur për të ardhmen energjetike të Evropës, pjesë e së cilës jemi edhe ne”, tha Kovaçevski.
Sa i përket anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, ai tha se është qëllim ambicioz, por i arritshëm.
“Maqedonia e Veriut ka nevojë për integrim, jo izolim siç e pamë në të kaluarën. Rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por duhet marrë. Sepse në fund të asaj rruge është çmimi i madh, dhe ai është anëtarësimi i plotë në BE, anëtarësimi në Unionin e vendeve më të zhvilluara, më të pasura në të cilat mbizotëron prosperiteti ekonomik, drejtësia sociale dhe sundimi suprem i demokracisë dhe i së drejtës. Qytetarët tanë, gjeneratat e ardhshme do të jetojnë në BE, krenarë që janë maqedonas, me kokën lart, me gjuhën maqedonase, me identitet maqedonas, por ajo që është më e rëndësishmja, më të pasur dhe me standard më të mirë se sa e kanë tani”, tha Kovaçevski./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!