LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski – Drexler: Mbështetje e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së

Kovaçevski – Drexler: Mbështetje e qartë gjermane për hapin e ardhshëm drejt BE-së

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski sot u takua me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Petra Drexler.

Kryeministri Kovaçevski e priti ambasadoren e re gjermane Drexler dhe të dyja palët shprehën vendosmërinë për zhvillimin e mëtejshëm aktiv mes Maqedonisë dhe Gjermanisë i cili ka qenë i fuqishëm për shumë vite.

Në mbledhje, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është biseduar për disa çështje aktuale në rëndësi për vendin dhe rajonin, për avancimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ekonomik mes dy vendeve si dhe për sfidat në kontektsin evropian dhe gjeopolitik.


Në takim u përcoll një mbështetje e qartë gjermane për hapin e radhës në integrimin evropian të vendit tonë. Në të njëjtën kohë, u theksua se perspektiva evropiane e Maqedonisë kërkon përkushtimin dhe mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë në vend. U konstatua se zhvillimi euroatlantik i Maqedonisë është faktor stabiliteti për të gjithë rajonin dhe për Evropën.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për faktin se Gjermani është partner i rëndësishëm i Maqedonisë që nga pavarësia e saj, një aleat në NATO, OKB dhe OSBE, një nga mbështetësit më të fuqishëm të integrimit tonë në Bashkimin Evropiann edhe në plan ekonomik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori